Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Buzëqesh trajneri Inzaghi, merr lajmin e madh nga Argjentina

Një tjetër psherëtimë lehtësimi për Simone Inzaghi. Pas shërimit të plotë të Lautaro, arrin kajmi i mirë edhe për Correa. Kjo u njoftua nga “Tucu” përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, me një imazh që e portretizon atë gjatë seancës së fundit stërvitore, të mbajtur të mërkurën pasdite.

Fotoja shoqërohet me fjalët “gati për nesër”. Kësisoji, argjentinasi duket se e ka kapërcyer lodhjen e muskujve në kofshën e majtë, çka kishte ngritur alarmin në stafin Albiceleste dhe zikaltër pas ndeshjes kundër Uruguahit.

“Tucu” është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të grupit në kombëtaren argjentinase, duke kryer aktivitete të lehta, por pa marrë pjesë në ndeshje. “Nuk do të ndërmarrim asnjë rrezik përsipër. Nëse kthehet në stërvitje, kjo do të thotë se është në dispozicion”, – shpjegoi trajneri Scaloni më herët.

Disa orë më vonë, Correa u paraqit rregullisht në kampin stërvitor, në dispozicion për sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2022, të planifikuar për sonte kundër Perusë. Në çdo rast, “Tucu” me siguri do të jetë në stol, gati për të luajtur një segment të ndeshjes vetëm në rast nevoje.

Për të kompozuar “tridentin” ofensiv, Scaloni do të aktivizojë Messi, Di Maria dhe Lautaro. Mbas “bilbilit” të fundit, “Toro” dhe Correa do të nisen me një çarter privat për të zbarkuar në Itali të premten në mbrëmje, më pak se 24 orë nga ndeshja e madhe e “Olimpico” kundër Lazios.

Related posts

Presidentja e Kroacisë puth kupën dhe përqafon të gjithë futbollistët, ja festa e çmendur në shi (VIDEO)

Isa.Autor

“Ndeshja e Solidaritetit”, Figo mposht Ronaldinhon (FOTO)

Sadik.Autor

Emili RAJTAKOVSKI tradhton Juventusin, pozon me bluzën e Romës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment