Futboll Seria A Sport

“ENDE NDIHEM I RI”/ “Le Iene” hyn në festën e 40-vjetorit të yllit Ibrahimovic, mos i humbni “bombat” e tij

Të dielën, Zlatan Ibrahimovic festoi ditëlindjen e tij të 40-të. Pas fitores së Milanit kundër Atalantës, sulmuesi festoi këtë përvjetor të rëndësishëm së bashku me miqtë, kolegët dhe familjen në një klub në Milano.

Redaksia e programit të njohur televiziv “Le Iene” hyri në festën e Ibrës për të mbledhur disa nga deklaratat e tij si një 40-vjeçar i ri. Gazetari Fabio Corti rrëmbeu disa fjalë prej tij, të cilat do të shfaqen në transmetim këtë mbrëmje, në “Italia Uno”.

Këtu janë deklaratat e suedezit: “Si ndihem unë në të 40-at? Epo, ende ndihem i ri. Një vit tjetër ka kaluar, por mendoj vetëm për fushën, jam gati të kthehem më i fortë. Kisha disa probleme me muskujt, por asgjë e madhe, kështu funksionon futbolli. Kush e fiton Scudetto-n? Më falni, për cilin ekip luan Zlatan? Në Milano, atëherë Milani fiton”.

Si zakonisht, shumë i sigurt për veten dhe për çdo gjë, Ibranuk ka ndërmend të ndalet edhe në moshën 40 vjeç. Premtimi i bërë është që të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta qysh kundër Veronës më 16 tetor. Dhe objektivi shpallet: t’i kthehet fitores me fanellën kuqezi për këtë sezon, me titullin si pikë mbërritjeje.

Related posts

Nuk luajti kundër Realit dhe Valencias. Sadiku tregon arsyen pse s’po debuton me Levanten

Q.Autor

BOTËRORI 2022/ Përballjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, Kombëtarja me risi në ndeshjet e nëntorit

Delo.autor

“Kupa e Italisë”, rekord tifozërie në stadiumin “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment