Futboll Sport

FESTOI 40 VJETORIN/ Çudit Ibrahimoviç: Nëse nuk do të luaja futboll do të isha një kriminel

Zlatan Ibrahimovic ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 40 -të së bashku me shumë nga ish -shokët e tij të skuadrës.

Nga Verratti në Sirigu , nga Zambrotta në Ambrosini, nga Cassano në Gattuso në Oddo dhe agjenti i tij Mino Raiola: të gjithë të pranishëm për të festuar 40 vjetorin e kampionit suedez të Milanos.

Gjithashtu ylli i Milanos festoi ditëlindjen duke folur dhe për jetën e tij në një intervistë në kanalin zyrtar të Milanos.

Ylli suedez i “Rossoneri” kujtoi vitet e tij të vështira të fëmijërisë dhe getot të cilat, siç theksoi, e ndihmuan të rritet dhe të bëhet ai që është sot.

‘Ende ka shumë geto brenda meje. Unë jam rritur në këto zona dhe ishte si parajsë për mua. Mund ta nxjerrësh djalin nga geto por jo geton nga djali. Sot unë jam Zlatani i qetë. Por herë pas herë unë jam Zlatani i vjetër. Unë tashmë kam krijuar përvojën time dhe kjo është arsyeja pse sillem ndryshe si në fushë ashtu dhe jashtë saj. Nuk kam nevojë të nxitohem dhe të sillem si i çmendur’’ është shprehur ai duke ju përgjigjur më pas pyetjes se çfarë do të preferonte të ishte nëse nuk do të bëhej futollist.

“Ndoshta një kriminel i zakonshëm në rrugë. Ju kam telefonuar shumë nga miqve të mi të vjetër dhe nuk kam marrë përgjigje. Nuk e di nëse ata janë gjallë më’ është shprehur Zlatan.

Image

Image

Image

Image

Related posts

NAPOLI-MILAN/ Spektakolare sfida, “ÇMENDEN” të kaltrit duke kaluar në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ Arsenali s’ka të ndalur, shënon për 3-0 ndaj Evertonit

Q.Autor

U LARGUA PËRFUNDIMISHT NGA KUKËSI/ Ardian Cuculi arrin marrëveshjen me klubin kosovar…

Delo.autor

Leave a Comment