Futboll Sport

LEAO I DORËZOHET DËNIMIT/ Pioli tundohet nga… Daniel Maldini

Nuk kanë fund makthet për Milanin, ku përveç rezultateve dhe paraqitjes negative, tani ekipi kuqezi merr një tjetër lajm të keq. Rafael Leao ka mbyllur vitin dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme ndaj Napolit në fundjavë. Leao pësoi një tërheqje në takimin ku Milani zhvilloi ndaj Salernitanës dhe tashmë po humbet dy sfidat e rëndësishme për ecurinë e kuqezinjve, ndaj Napolit dhe kundër Empolit më 22 dhjetor. 22-vjeçari portugez ka zhvilluar me Milanin në këtë sezon në të gjitha kompeticionet 19 ndeshje nga ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar dhe 3 asiste.

DANIELI – Luan ndaj Udinezes dhe nëse quhesh Maldini ka gjasa të të ndodhë diçka. 36 vite më parë Paolo u bë debutuesi më i ri në historinë e Milanit falë 45 minutave në atë fushë. Tulla e parë e një karriere që të gjithë e njohin tashmë. Daniel Maldini, të shtunën e kaluar ishte autori i asistit për golin e Ibrës.

Nëse kuqezinjtë morën një pikë, merita ka edhe pinjolli i Maldinëve i cili sivjet ka koleksionuar 138 minuta të shpërndara në tetë prezenca. Deri më tani nuk është ndër ata që bëjnë diferencën, por vendin në organikë e ka merituar duke qenë i dobishëm në disa raste.

Fantazist, anësor ofensiv apo 9 false sipas nevojës, sivjet ai ka mundur të gjejë një gol vendimtar siç ishte ai i shtatorit kundër Specias. Nga vitet ’50 e deri më sot dinastia Maldini ka pasur ndonjë përfaqësues që ka shënuar në Serinë A. Duke qëndruar tek e tashmja, Danieli mund t’i hyjë përsëri në punë Piolit.

Madje, që të dielën kundër Napolit kur për shkak të infermierisë së stërmbushur me sulmues do të ketë hapësirë për djalin e Paolos. Sigurisht, trajneri mund të përdorë edhe njërin mes Kastijehos e Mesiasit, por Danieli mbetet ai me më shumë rëndësi në aspektin e peshës falë 187 centimetrave shtatlartësi, pa harruar edhe faktin që është ndër më të freskëtit në organikë.

HISTORIA – Në fund të fundit, Pioli beson tek ai: “Danieli do të na japë kënaqësi të mëdha”. Edhe pse deri tani ka luajtur pak: 5 minuta kundër Kaljarit, nja dy me Juven, 59 me Specian, 45 në shtëpi me Veronën dhe 10 të fundit në Udine, pas 7 stolave radhazi në Serinë A dhe disa copëza të vogla në Champions (20′ mes Liverpulit dhe Portoa, vajtje-ardhje).

Ishte një kohë kur Paolo markonte Maradonën dhe titulli luhej me Napolin. Sezoni 1989-’90, tridhjetë e një vjet më parë, kampionët e Italisë dhe kuqezinjtë dy pikë më pak, në vendin e dytë. Kohët ndryshojnë, por historia është ciklike. Dhe sot është një tjetër Maldini që luan për titullin.

Related posts

ZYRTARE/ Arrihet akordi, Benfica i rrëmben Milanit sulmuesin që spikati në Europian…

Delo.autor

MAN UNITED DUHET TË FESTOI/ 26 vjet më parë, “DJAJT” e nisën me tri pikë në tri ndeshje, por FITUAN…

Isa.Autor

Suso: Kjo është e vetmja gjë që nuk më pëlqen nga Gattuso

Sadik.Autor

Leave a Comment