Futboll Premier League Sport

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Arsenal mposht Leicester dhe shkruan historinë

Arsenal ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Leicester.

Topçinjtë kanë fituar 2-0 takimin e javës së dhjetë të Premier League dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e pestë të renditjes me 17 pikë.

Gabriel (5′) dhe Smith Rowe (18′) kanë shënuar për Arsenal-in, por heroi i vërtetë i ndeshjes ka qenë portieri Ramsdale.

Numri 32 i Topçinjve ka shpëtuar rezultatin me disa pritje të jashtëzakonshme. Më e bukura ka qenë ajo në fundin e pjesës së parë pas një goditje dënimi të bukur të Maddison.

Për herë të parë që nga 1925-a, Arsenal ka marrë tre fitore radhazi në transfertë kundër Leicester.

Mikel Arteta ka bërë diçka që as Arsene Wenger nuk ka arritur ta bëjë.

Related posts

ROSHI SHËNON PENALLTI/ Por shikoni si feston Berisha që e fitoi (VIDEO)

Delo.autor

Nuk u kualifikua në Champions, skuadra italiane e nis revolucionin nga stoli

Sadik.Autor

PAS KUALIFIKIMIT NË CHAMPIONS/ Dëmtohet rëndë ylli i Barcelonës, ja sa rrezikon

Delo.autor

Leave a Comment