Futboll Seria A Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Juventus mposht Torinon në Derbi falë golit të Locatelli-t

Juventus duket se është rikthyer.

Pas fitores së madhe të arritur në Champions League kundër kampionëve të Europës në fuqi, Chelsea-n, skuadra e Massimiliano Allegri-t ka fituar edhe derbin kundër Torino-s.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Olimpico të Torinos ka qenë shumë e luftuar dhe është vendosur katër minuta para fundit të takimit.

Ka qenë një gol i Manuel Locatelli-t në minutën e 86-të që i ka dhuruar Zonjës së Vjetër triumfin në derbi dhe ka dërguar bardhezinjtë përkohësisht vetëm një pikë larg zonës Champions ne renditje.

23-vjeçari ka mposhtur portierin Milinkovic-Savic me një goditje perfekte nga jashtë zone.

Në fundin e takimit, Juventus mund të kishte dyfishuar avantazhin me Kulusevski-n, por goditja e suedezit është ndalur nga shtylla.

Related posts

E BUJSHME/ Në verë del lojtar i lirë, PSG shfaq interes për mbrojtësin e Shqipërisë…

Delo.autor

Levante nuk beson më/ Sadikut i ndodh diçka e pakëndshme në miqësore

Isa.Autor

TREGON PRAPASKËN E BUJSHME/ Capello: Ju zbuloj arsyen pse pranova ofertën e Juventus

Delo.autor

Leave a Comment