Futboll Sport

DËSHIRONTE RIKTHIMIN NË KOMBËTARE/ Vazhdojnë polemikat midis Ibrahimovic dhe trajnerit suedez

Vazhdon pa pushim polemika e Zlatan Ibrahimoviç dhe kombëtares suedeze. Postimi i sulmuesit të Milanit në rrjetin e tij social “Twitter” me fanellën e Suedisë me mbishkrimin “u bë një kohë e gjatë pa u parë”, bëri bujë të madhe në mediat e huaja.

Skuadra skandinave përgatit dy ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve, ndaj Francës dhe Kroacisë, të rëndësishme për vazhdimin në këtë ligë. “Më thonë se ka një plan për këtë foto por nuk është e vërtetë.”, u shpreh kështu tekniku i Suedisë Anderson.

Dhe në fakt plani ishte i mirë menduar pasi Ibra pas sfidës ndaj Veronës deklaroi: “ E kam bërë për të irrituar dikë. “ Një debat që vazhdon dhe do të vazhdojë gjatë midis dy protagonistëve Ibra dhe Anderson.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Burnley-Liverpool. Rezultati 0-1

Delo.autor

“Befason” trajneri i Senegalit/ Ky futbollist është më i miri në botë

Sadik.Autor

KUPA E BOTËS KATAR 2022: Tre sfida për të ndjekur, zbresin në fushë Anglia dhe Holanda

F.autor

Leave a Comment