Futboll Sport

“GOLI YNË I PARREGULLT? JAM TRAJNER, JO…”/ Deshamp: Fituam me shpirt, tani mendojmë për Botërorin

Një tjetër sukses në kar rierën e tij në krye të Francës. Pas Botërorit, Didie Deshamp rrëmben edhe trofeun e Ligës së Kombeve, teksa i mungon vetëm Europiani. Tekniku i “Gjelave” preferon të përqendrohet tek e tashmja, teksa në konferencën për shtyp që pasoi suksesin me Spanjën, analizoi paraqitjen e të tijve në këto dy ndeshje të turneut që futën “Gjelat” në histori.

DESHAMP 1

Sukses i vështirë dhe i merituar. Si ndiheni?

Pa dyshim krenar për lojtarët e mi. Kjo skuadër ka mendësi, karakter, cilësi e talent, tipare që ndonjëherë mund të mos mjaftojnë në nivel ndërkombëtar. Ndaj, besoj se nevojitet edhe ky shpirt gare që kemi treguar në ndeshjet e fundit kur përballë kemi pasur ekipe me cilësi.

Më e vështirë ndaj Spanjës apo kundër Belgjikës?

Të dyja. Me belgët, përveç meje dhe djemve, askush nuk besonte se mund ta përmbysnim, por ne qëndruam brenda ndeshjes e rrezikuam duke i pritur tre kundër tre. Rezultati na dha të drejtë të mërkurën. Ja që futbolli është edhe ky.

Çfarë France duhet të presim në Botëror?

Fillimisht duhet të kualifikohemi. Kemi ende dy ndeshje për të luajtur, kur të jemi në Katar do të përgatitemi mirë si të gjithë të tjerët për të synuar trofeun.

Te Spanja ankohen për golin e Mbapesë. Ju si mendoni?

Arbitrat janë në fushë për të bërë më të mirën. Nuk mendoj se gabuan dhe nuk e gjykoj punën e tyre. Situata të tilla nuk më takon t’i analizoj unë, ndaj shijojmë suksesin dhe shohim përpara.

Related posts

CR7 SYNON NJË TJETËR REKORD/ Ronaldo deciziv, Juventus fiton 2.2 pikë për ndeshje me portugezin

Delo.autor

FORMULA 1/ Garë me kohën, në Arabi punojnë ditë-natë për të bërë pistën gati

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME BARCELONËN/ Solari: Ishte një ndeshje shumë e bukur., ja pse e vlerësoj Vazquez

Delo.autor

Leave a Comment