Futboll Sport

TRONDIT ME DEKLARATËN/ Neymar: Nuk e di nëse kam forcën mendore të merrem me futboll

Rreth 14 muaj na ndajnë me Botërorin e vitit 2022 i cili do të zhvillohet në Katar. Hera e parë që eventi më i rëndësishëm planetar në futboll zhvillohet në dimër, por kjo zgjedhje është bërë për të shmangur përballjen e futbollistëve me temperaturat e larta që përfshijnë atë pjesë të globit gjatë verës, stina gjatë së cilës zakonisht zhvillohet turneu.

 

Mes veçantive të “Katar 2022”, është edhe fakti që për ndonjë futbollist do të jetë i fundit në karrierë. Njëri syresh do të jetë Nejmar i cili ka zbuluar se pas kompeticionit në fjalë do të largohet nga kombëtarja e Brazilit. Këtë njoftim ai e ka dhënë gjatë dokumentarit për etën e tij me titullin “Neymar Jr. and the line of kings”.

Vendimi nuk është ende përfundimtar dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës, por në deklaratën e brazilianit disa sinjale konkrete ka. “Mendoj se do të jetë Kupa e Botës e fundit për mua. Nuk e di nëse do të kem forcën mendore për të përballuar më tej futbollin.

Kështu që, unë do të bëj gjithçka për t’u paraqitur mirë dhe do të bëj të pamundurën për të fituar me vendin tim, për të realizuar ëndrrën time më të madhe që kam pasur që nga fëmijëria”, ka thënë ylli i PSGsë dhe “Seleçao”-s. Këto fjalë i kanë habitur të gjithë. Edhe për faktin se Nejmar do të jetë vetëm 30 vjeç në përfundim të Botërorit në Katar.

IDHULLI RONALDINJO

Botërori, por edhe tema të tjera në dokumentarin për jetën e yllit të lindur në Mogi Da Kruzes në shtetin e Sao Paolos. Një nga to ka të bëjë me Rolandinjon, shok kombëtareje, i cili ka luajtur krah Mesit te Barcelona ashtu si edhe Nejmari që ka fatin ta ketë edhe aktualisht te PSG-ja.

“Ronaldinjo ishte një magjistar. Shpesh na krahasojnë se kemi një stil të përbashkët loje ngaqë edhe unë, si ai, preferoj të nisem nga korsia për të dribluar në drejtim të qendrës. Në fakt, kam parë shumë driblues të mirë, por ato që bënte Ronaldinjo më linin me gojë hapur. Nuk kam parë askënd që bën të tilla veprime me topin. Për mua mbetet një idhull dhe ikonë e futbollit në Brazil”

Related posts

“FIRMOSA ME ME EKIP ELITAR”/ Skënder Gega: Nuk kam premtuar titullin te Kukësi, ja e vërteta me Esat Malën…

Delo.autor

Tronditet Seria A, lojtari rezulton pozitiv në doping. Rast i ngjashëm me atë të Jashanicës

Q.Autor

BËJNË ÇMENDURINË E RADHËS/ Barcelona ofron 100 milion euro për yllin e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment