Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ SASSUOLOS/ Allegri rrezikon stolin, dalin në treg kuotat e shkarkimit nga Juventus

Humbja kundër Sasuolos ka irrituar shumë trajnerin Masimiliano Alegri, i cili dje ka shtrydhur në fushë skuadrën.

Mes ulërimave dhe stërvitjeve, kuptohet qartë morali në shtëpinë bardhezi, por jo vetëm trajneri është i revoltuar për humbjen e parë historike ndaj Sasuolos në Torino.

Mes mjaft tifozëve ka nisur edhe një frymë skepticizmi, sipas së cilës rikthimi edhe pse me shumë bujë i “Kontit Maks” ka qenë i gabuar, sepse skuadra ka ndryshuar dhe ndoshta një largim i parakohshëm nuk do të ishte një çudi, kundrejt kontratës 4-vjeçare që ai firmosi.

Madje, nga dje kanë dalë në treg edhe kuota bastesh mbi shkarkimin e Alegrit këtë sezon, me largimin e livornezit që 7-fishon paratë e luajtura.

Related posts

SPEKTAKËL NË CHAMPIONS/ Ramos nuk fal Inter, fluturon mbi mbrojtësit. Lautaro i përgjigjet (VIDEO)

Delo.autor

TËRMETI/ Lila zbulon kauzën: Veteranët e Greqisë, Italisë dhe Turqisë ndeshje bamirësie për të prekurit

Delo.autor

(VIDEO) E pabesueshme çpo ndodh në ‘Anfield’, Liverpool 2 gola për 2 minuta

Q.Autor

Leave a Comment