Futboll Premier League

Quhet “snus” dhe po trondit botën e futbollit

Është e ndaluar në pjesën më të madhe të Europës që nga 1992-shi për shkak të lidhjes me sëmundje kancerogjene. “Snus” është një ilaç që merret mes buzës së sipërme dhe dhëmbit, duke shkaktuar një eksitim të menjëhershëm.

Bëhet fjalë për një substancë dopuese, shitja e të cilës duhet të jetë e ligjshme vetëm në Suedi sepse është një produkt tipik i atyre anëve. Ka qenë anglezja “Sportsmail” që ka folur për këtë fenomen dhe që ka bërë një reportazh mbi këtë formë të re të “dopingut”, e cila po përhapet kryesisht mes futbollistëve që luajnë në Angli.

Sipas “Daily Mail”, kostoja mesatare është 8 sterlina për një pako, e cila përmban 27.3 mg nikotinë kundrejt 10 të një cigareje të zakonshme. Lojtarët e disa klubeve janë kapur me “snus” dhe janë gjobitur 10.000 sterlina (rreth 11.500 euro), ndërsa trajnerë të ndryshëm kanë zbuluar se shumë atletë e përdorin gjatë ose para ndeshjes.

Një burim i “Sportsmail” ka zbuluar se në momentin e marrjes së substancës përdoruesi merr sasi të forta nikotine në gojë dhe teksa nikotina kalon në grykë krijohet e njëjta ndjesi që provohet kur pi duhan. Për këtë arsye, atletët që e përdorin qëndrojnë larg cigareve.

Në Angli është e jashtëligjshme sepse është pjesë e listës së Agjencisë Ndërkombëtare Antidoping. Futbollistë si Jamie Vardy, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Jamaal Lascelles (Neëcastle) kanë pranuar se janë përdorues të kësaj substance dhe, madje, sulmuesi i Leicester dhe i Anglisë ka rrëfyer në autobiografinë e publikuar në 2016-ën se kjo substancë është shumë përhapur.

Është interesante të kuptohet se si shmangen kontrollet për blerjen dhe konsumimin e kësaj substance, por përgjigjet për këto pyetje duhet të vijnë nga organet kompetente.

Related posts

Inter nuk heq dorë, Perez bën gati 110 mln euro

Delo.autor

MILAN PRANË MARRËVESHJES ME IBRAHIMOVIC/ Ja sa do të qëndrojë ylli suedez tek “Kuqezinjtë”

Delo.autor

JO VETËM BRAHIM DIAZ/ Ja lojtari tjetër që Milan po vëzhgon tek madrilenët

Delo.autor

Leave a Comment