Futboll Premier League Sport

HUMBJA TURPËRUESE/ Ronaldo “bullizon” shokun e skuadrës, tronditet Manchester United

Nuk është një kohë e lehtë për Manchester United. Pas humbjes shokuese 5-0 në shtëpi ndaj Liverpool-it, me stolin e Ole Gunnar Solskjaer gjithnjë e më shumë në rrezik, në “Old Trafford” mbizotëron një atmosferë e keqe.

Në momentin negativ janë shtuar tani kritikat e rënda ndaj Cristiano Ronaldos, i akuzuar si përgjegjës për rënien në formë të “Djajve të Kuq” dhe për “bullizimin” e shokut të skuadrës, Bruno Fernandes, i cili prej disa muajsh “nuk duket i njëjti”.

“Gjatë ndeshjes kundër Leicesterit, Bruno Fernandes u largua nga përgjegjësitë e tij, kur normalisht nuk duhej të tërhiqej, dhe vendosi t’i kalonte ato te Cristiano Ronaldo”. E thotë këtë Paul Parker, ish-mbrojtësi i Manchester United, i cili nuk ka dyshime për shkaqet e krizës së “Djajve të Kuq”.

Edhe tabloidët anglezë bëjnë një akuzë shumë specifike: “Ai u manipulua nga rikthimi i Ronaldos, kjo e ka ndikuar shumë negativisht. Bruno fernandes e la veten të bullizohej nga Ronaldo në vend që të vazhdonte të luante si gjithmonë”.

Related posts

PUNIMET DREJT FUNDIT NË “ARENËN KOMBËTARE”/ Një i ftuar special do jetë për inaugurimin ndaj Francës

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Shpërthen” festa në Alianz Arena, Gorecka ndëshkon Hungarinë (VIDEO)

Delo.autor

U TRANSFERUA TEK REAL MADRID/ Hazard “rrëmben” fanellën legjendare me numrin… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment