Futboll Sport

“BARELLA ËSHTË LIDER, LAUTARO 10-SHI PERFEKT”/ Legjenda Matthaus: Ja pse nuk e preferoj Inzaghin

Skuadra e Interit synon të vazhdojë rrugën e fitoreve në kampionat, ku këtë të dielë do të luajnë kundër Udineses. Ish mesfushori legjendar i zikaltërve, Lotar Mateus në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka folur për trajnerin Simone Inzagi por dhe për disa nga yjet e ekipit.

Lautaro Martinez si numri 10

“Ai numër është në fuar të sigurta. Lautaro mund të luajë për shumë vite këtu dhe në nivele të larta. Të dy kemi mbajtur numrin 10, por kemi luajtur në pozicione të ndryshme. Me Lukakun ishte një dyshe e frikshme”.

Barela kapiten i të ardhmes

“E pëlqej shumë Barelën. Ka mentaliet dhe kualitet ndryshe nga të tjerët. Jam i lumtur që luan për Interin, por ai është i aftë të luajë për klubet më të forta në botë”, u shpreh gjermani.

Konte apo Inzagi?

“Konte ishte si Trapatoni, krijonte një lidhje të veçantë me ekipin. Inzagi ka bërë një punë të mirë deri tani, por Konte kishte më shumë eksperiencë dhe një personalitet ndryshe”.

Lotar Mateus luajti për 4 sezone për zikaltërit, ku shënoi 53 gola në 153 ndeshje. Gjithashtu ai fitoi dhe Topin e Artë në vitin 1990.

Related posts

SERIE A/ Ekipet e Milanos kundër atyre kryeqytetase, dy ndeshje tepër të forta ditën e sotme në Itali

F.autor

“Ylli” i Argjentinës: Messi si trajner, ja çfarë na këshilloi të bënim

Isa.Autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Partizani transferon mesfushorin Mala. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

Leave a Comment