Futboll Seria A Sport

HUMBJE TURPËRUESE/ Bologna mposht Lazion e Sarrit në “Renato Dall’Ara” dhe ngjitet në vendin e nëntë

Lacio ka pësuar një humbje turpëruese 3-0 në transfertë ndaj Bolonjës në stadiumin “Renato Dall’Ara”.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri u gjend në minutën e 14′ në disavantazh ku Musa Barrou realizoi golin e parë.

Menjëherë pas tre minutave ishte Tote ai që dyfishoi rezultatin. Skuadra bardhekaltër nuk gjeti fuqinë për tu ringritur dhe sërish skuadra emiliane shënon duke e dërguar në 3-0 me anë të Hikit në minutën e 68′.

Ndërkohë bardhekaltërit kanë mbetur me një lojtar më pak në minutën e 76′ pas dy kartonave të verdhë të marra nga mbrojtësi Françesko Açerbi.

Në këtë sfidë kishte minuta për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i cili u aktivizua për 58 minuta duke i bërë vendin Manuel Lazarit.

Ndërsa portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha nuk u aktivizua asnjë minutë sfidën e sorme. Me këtë disfatë skuadra kryeqytetase renditet në vendin e shtatë në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Bolonja në vendin e nëntë në kuotën e 11 pikëve

Related posts

Flamurtari bën “pazar” te Shkëndija e Tetovës, dëshiron mesfushorin që shkëlqeu këtë sezon…

Sadik.Autor

​Klopp e mbron Salahun pas akuzave për simulim, “FAF” nuk pranoi ta dënojë egjiptian

Delo.autor

“Gjeniu” Tare sfidon Juventusin, sjell Balotellin në ‘Olimpico’

Q.Autor

Leave a Comment