Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HUNGARI-SHQIPËRI/ Sulmuesi Uzuni: Nëse do të marr të kuqin do e bëj për ekipin, qëllimi është të…

Në lidhje me përballjen Hungari-Shqipëri, “Nemzetisport” ka zhvilluar një intervistë paralele mes mbrojtësit të Hungarisë, Endre Botka, dhe sulmuesit kuqezi, Myrto Uzuni, të cilët janë shokë skuadre te Ferencvaroshi. Anësori flet për duelin me beratasin e kombëtares shqiptare, si dhe për ecurinë e Hungarisë në vazhdim. Botka i pyetur për pikat e dobëta të shokut të skuadrës te Ferencvaoshi pohon se nuk i tregon, pasi shqiptarët do ta përkthenin dhe ai do ta përmirësonte.

Kush e fiton duelin Botka-Uzuni në stërvitjet e Ferencvaroshit?

Në shumicën e kohës falënderoj Zotin që luajmë bashkë (qesh). Zakonisht, ne jemi në të njëjtën skuadër dhe nëse takohemi si kundërshtarë sigurisht që Myrto do ta tregojë veten në anën tjetër. Por le të themi se për sa kohë do të përballemi me njëri-tjetrin, topi do të jetë i imi.

A është shoku juaj shqiptar i skuadrës një lojtar i mirë?

Po. Ai ka një potencial të madh dhe nuhatës goli. Në një mënyrë a tjetër ai del para portës duke përfituar nga situatat dhe duke finalizuar. Për të mos përmendur pastaj që shpesh ndihmon ekipin edhe në fazën mbrojtëse.

Nëse në minutën e 93-të Uzuni shkon drejt portës dhe ju duhet ta ndaloni, diçka që mund t’iu penalizojë ju dhe skuadrën. Çfarë do të bënit?

Jam i vetëdijshëm që e kam një karton të verdhë. Nuk dua të marr një tjetër përballë Shqipërisë. Ruhem që pas ndeshjes me San Marinon dhe nuk dua ta humbas ndeshjen tjetër. Por nëse nuk do të kisha mundësi tjetër pa ndërhyrje të parregullt, nuk do të shmangesha. Ky është futbolli, ky është ekipi kombëtar, këtu interesi i skuadrës vjen para së gjithash. Nëse do të marr të kuqin do e bëj për ekipin, qëllimi është të fitojmë.

Edhe pse i pëlqen ngacmimet në dhomat e zhveshjes, futbolli nuk është shaka për të. Myrto Uzuni pret një betejë të ashpër kundër shokut të tij të skuadrës te Ferencvaroshi, Endre Botka.

A ju  pëlqen të luani kundër Endre Botkas në stërvitjen e Ferencvaroshit?

Ne po luftojmë beteja të vështira. Me Endrenë, ne patjetër i ngjajmë njëri-tjetrit në atë që nuk marrim asnjë stërvitje të vetme me nënvleftësim. Për secilën detyrë, secilën lojë mes njëri-tjetrit, ne përpiqemi në maksimumin e aftësive tona.

A rrini ulur shumë larg në dhomat e zhveshjes te Ferencvaroshi?

Relativisht jemi afër dhe na pëlqen të ngacmojmë njëritjetrin. Nuk kalon një ditë që ne nuk argëtohemi me njëri-tjetrin.

Ku mendoni se ishte më mirë se kombëtarja hungareze në fillim të shtatorit?

Si u mund ekipi i Marko Rosit? Është e qartë se ne ishim më të motivuar. Ne donim me çdo kusht fitoren. Për grupin, fitorja ishte e rëndësishme, pasi i mbajtëm gjallë shanset tona dhe gjithashtu luajtëm për trajnerin e kombëtares, Edi Reja. Ne e konsiderojmë atë një profesionist të shkëlqyer, një trajner të përgatitur, ishte e qartë se ne po luftonim për të.

Related posts

Ndahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares, Duka shpreh ngushëllimet

Q.Autor

FLAMURTARI-TIRANA/ E pabesueshme, “Bardheblutë” 1 cm larg golit të qetësisë (VIDEO)

Delo.autor

​Mbappe: Real Madrid është skuadra më e mirë në botë

Q.Autor

Leave a Comment