Futboll Sport

VITI I PABESUESHËM I PEDRIT/ Nga taksia me qesen e pazarit te “Topi i Artë” pas 73 ndeshjesh

Pedri, në pak më shumë se një vit nga debutimi i tij me Barcelona-n, është që tani mes 30 lojtarëve më të mirë të Europës, pas një sezoni në të cilin ka luajtur 73 ndeshje me klubin dhe kombëtaret e ndryshme.

Ylli i ri i Barcelona-s, në fakt, është përfshirë në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2021.

Në një sezon të vështirë, spanjolli i ri ka qenë gjithmonë mes më të mirëve te katalanasit, një nga ata nga të cilët Koeman nuk ka hequr dorë kurrë, ashtu si Luis Enrique. Dhe të mendosh se tetorin e kaluar jeta e tij ishte shumë ndryshe…

DEBUTIMI – Mjafton të mendohet për debutimin e tij në Champions League, kundër Ferencvaros më pak se një vit më parë, më 20 tetor të 2020-ës. Atë mbrëmje, me golin e tij në fitoren 5-1 të blaugranave, Baercelona ka zbuluar Pedri-n.

Njëri që nuk është një kampion i lindur në cantera-n e klubit, por është formuar diku tjetër, te Las Palmas, ku Barca e ka lënë për të fituar eksperiencë pasi e ka blerë.

Pas një sezoni me 36 ndeshje dhe 4 gola në Segunda Division, Pedro González López ka udhëtuar drejt Camp Nou, por është kthyer me taksi nga stadiumi në natën e Champions League. Fotografitë që kanë bërë xhiron e botës atë mbrëmje nuk kanë qenë ato të golit dhe as ato të përqafimit me Messi-n.

TAKSIA DHE QESJA – Kanë ardhur pas përfundimit të ndeshjes. Siç ka bërë të ditur AS, pasi Pedri është parë teksa largohej nga Camp Nou.

Dhe ndoshta askush nuk do ta kishte njohur nëse nuk do të kishte patur maskën e Barçës. Sulmuesi i Koeman, që ka shkuar në stadium me një qese të thjeshtë pazari në vend të çantës, është kthyer në shtëpi me taksi, duke parë se nuk e kishte akoma patentën.

Një skenë që sot, pas një Europiani si protagonist dhe një kandidimi për Topin e Artë, është e pamundur të imagjinohet. Ashtu siç është të mendosh se jeta e Pedri-t ka ndryshuar në harkun e 12 muajve.

Dhe ku i dihet nëse një ditë spanjolli nuk do ta fitojë çmimin prestigjioz. Sigurisht, talenti nuk i mungon…

Related posts

NDIZET DUELI/ Po fitojnë ndaj Liverpulit, tifozët e Crvenës OFENDOJNË në kor anglezët (VIDEO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Tre gola në 10 minuta, Holanda mposht me përmbysje Ukrainën

Delo.autor

Barcelona humbet gjyqin, duhet të paguajë 1.2 milionë euro për Alberto Botia

Sadik.Autor

Leave a Comment