Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HUNGARI-SHQIPËRI/ Trajneri Rosi: Do të bëjmë gjithçka për të fituar, por është një kundërshtar që…

Në konferencë për shtyp ka dalë edhe trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, i cili foli për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Italiani theksoi se Shqipëria ka 12 lojtarë që luajnë në Top Liga Europiane përkundrejt 4 të Hungarisë. Gjithashtu tregoi se kjo ndeshje është mundësia e vetme e hungarezëve për të mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim.

Si e shihni ndeshjen ndaj Shqipërisë, vjen edhe më e fortë?

Unë e kam thënë edhe kur mësuam emrat e grupit ku jemi se Shqipëria është një skuadër që ka 12 futbollistë që luajnë në Top Liga, në Itali, Spanjë, Angli. Hungaria nuk e ka këtë numër, por ka vetëm 4. Çfarë do të thotë kjo? Që duhet të humbim, të kemi frikë. Jam i bindur që do të luajmë si të barabartë, por nuk duhet të mendojmë se Hungaria është më e fortë se Shqipëria vetëm se është më lart në renditjen e FIFA-s. Hungaria është përpara në renditje sepse në tri vitet e fundit ka arritur rezultate më të mira. I respektojmë si skuadër, por duhet të them që nuk kemi aspak frikë nga ata, pastaj rezultatin e përcaktojnë shumë faktorë. Shpresoj të kemi fatin në anën tonë.

Çfarë duhet të ndryshojmë nga humbja në Elbasan?

Duhet të tregohemi më agresivë dhe dinamikë. Këto janë kryesoret. Gjithashtu duhet të përmirësojmë vendosjen në pjesën e mbrojtjes, duhet të tregojmë më shumë personalitet në disa situata. Gjithsecili duhet të marrë përgjegjësinë që të vrapojmë më shumë se kundërshtari dhe ta zhvillojmë lojën në gjysmëfushën e tyre. Kemi nevojë të përmirësohemi 360 gradë në aspektin taktik dhe në fazën e zotërimit të topit.

Sa shanse ka Hungaria për t’u kualifikuar?

Di të them se për ne ndeshja ndaj Shqipërisë është mundësia e fundit që kemi për të mbajtur gjallë shpresën për t’u kualifikuar. Do të bëjmë gjithçka për të fituar, por është një kundërshtar që duhet t’ia bëjmë llogaritë në fushë. Nëse ju kujtohet, kam thënë se Anglia do të jetë për vendin e parë, Polonia është forca e dytë e grupit dhe pastaj jemi ne me Shqipërinë. Duhet ta shohim ashtu siç është.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ Sarri përfundon nën akuzë: Kam frikë për karrierën e tij

Isa.Autor

Rikthehet baraspesha në Laç, Rezhinaldo ndëshkon Skënderbeun (Video)

Sadik.Autor

ËSHTË VETËM 47-VJEÇ/ Ze Roberto ka muskuj që askush tjetër nuk i ka në trupin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment