Futboll La Liga Sport

I BEFASUAR NGA MESFUSHORI KROOS/ Alaba: E kam parë të stërvitet në banjë dhe në…

David Alaba ka folur për Toni Kroos.

Mbrojtësi austriak, i transferuar te Real Madrid në këtë sezon, është ribashkuar me shokun e tij të vjetër të skuadrës te Bayern Munich, por ka mbetur i befasuar nga evoluimi që mesfushori ka patur për sa u takon stërvitjeve fizike.

“Mbaj mend se jam ulur në banjën turke në javën e parë te Real Madrid dhe Toni ka shkuar aty me topin e stërvitjes. Javën pasuese ka bërë ushtrime për muskujt e barkut përsëri aty. Atëherë e kam pyetur: ‘Më thuaj, Toni, çfarë nuk shkon me ty?’”, ka thënë Alaba në podcast-in e vëllezërve Kroos, Einfach mal Luppen.

“Një javë më vonë, jam kthyer në banjën turke dhe Toni ishte përsëri aty duke bërë stërvitje. Atëherë e kam pyetur përsëri: ‘Toni, çfarë të ka ndodhur në këto shtatë vitet e fundit?’”.

Por rrëfimi i Alaba-s nuk mbaron këtu “Javën e katërt, kam shkuar në sauna dhe kam parë Toni-n që bënte aty ushtrimet mbi një biçikletë. Mendoj se ky mentalitet është një nga arsyet e suksesit të tij në vitet e fundit”.

Related posts

NDALOHEN KRITIKAT/ Reali pushon nga puna trajnerin e të rinjve (FOTO)

Delo.autor

MILAN-VENEZIA/ Pioli ka zgjedh në majën e sulmit Rebic. Leao dhe Florenci mbështetje nga krahët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Mbyllet Premier League/ Rekorde për Salah dhe City, ja çfarë ndodhi në javën e fundit…

Sadik.Autor

Leave a Comment