Futboll Seria A Sport

“SHIRITI I KAPITENIT NUK KA MË TË NJËJTËN VLERËN”/ Legjenda Zoff: Ja kush duhet ta mbajë

Futbolli modern ka transformuar rolin e kapitenit në skuadra të ndryshme.

Shiriti duket se ka humbur atë që ishte vlera e tij e vërtetë dhe në lidhje me këtë ka folur legjenda  Dino Zoff, ish-kapiteni i Juventus dhe i Italisë në një intervistë të dhënë për Corriere della Sera.

“Për mua, shiriti i kapitenit ishte një vlerë për mua, tani nuk është më: të gjithë luftojnë për të marrë kontrata më të mira. Ai rol është i rëndësishëm dhe duhet të jepet jo në bazë të numrit të ndeshjeve të luajtura, por në bazë të personalitetit dhe aftësisë për t’i përcjellë parimet skuadrës”, ka thënë Zoff.

Ish-portieri ka bërë edhe një paralelizëm me një sport tjetër:

“Shikoj ragbi dhe më duket se gjithçka është ndryshe, aty janë shumë përpara për sa i takon sportivitetit dhe sjelljeve”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Luftëtari emëron trajnerin e ri, në stol ulet…

Delo.autor

Botërori i fundit për Lionel Messi-n? Ja si e ngushëllon Paul Pogba (FOTO)

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT ME TEUTËN/ Trajneri Ahmataj: Patëm shumë vështirësi, duhet më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment