Futboll Sport

I DHUROI FITOREN KOMBËTARES NË HUNGARI/ Reagon skuadra e Çelsit: Bëri mjaft mirë duke krijuar hapësirë në zonë dhe…

Armando Broja realizoi golin e tretë të tij me Kombëtaren shqiptare ku dy i shënoi me Hungarinë, një në sfidën e muajit shtator në “Elbasan Arena” dhe një mbrëmjen e djeshme në “Puskas Arena” sërish ndaj hungarezëve duke i ndëshkuar përsëri dhe duke i dhënë 6 pikë me vlera ekipit kuqezi.

Së fundmi në një përmbledhje të lojtarëve në kombëtare, Çelsi ka reaguar me anë të një deklarate ku shkruan dhe për Armando Brojën ku deklaron se i ka dhënë fitores Shqipërisë ku krijoi hapësira dhe realizoi mjaft bukur.

“Shënoi për t’i dhënë Shqipërisë fitoren 1-0 në Hungari, Armando Broja, aktualisht i huazuar tek skuadra e Sauthempton, u aktivizua në pjesën e dytë dhe bëri mjaft mirë duke krijuar hapësirë për veten në zonë dhe u shmang mbrojtësve para se të hynte në këndin e poshtëm në 10 minutat e mbetura të sfidës.

Ky ishte goli i tretë i 20-vjeçarit për Kombëtaren e madhe të Shqipërisë në paraqitjen e tij të nëntë.”

SFIDAT DHE RENDITJA –

GRUPI I

HUNGARI-SHQIPËRI 0-1
80’ Broja

ANDORRA-ANGLI 0-5
19’ Çilluell, 40’ Saka, 59’ Abraham, 79’ Uard-Pros, 86’ Grilish

POLONI-SAN MARINO 5-0
11’ Sviderski, 20’ (ag) Palaci, 51’ , 90+1’ Piontek, 84’ Buksha

TE MARTEN

ANGLI-HUNGARI 20:45

SHQIPERI-POLONI 20:45

SAN MARINO-ANDORRA 20:45

 

Related posts

NUK DUAN TA SHESIN TEK RIVALËT E LA LIGAS/ Real Madrid i ofron mbrojtësin Reguilon klubit të madh…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË MESFUSHË/ Bindet Inter, gati oferta për talentin 19-vjeçar…

Delo.autor

HISTORIKE/ E ARDHMJA DUKET “DRITË”: Kosova U17 avancon në “Elite Raund”

Isa.Autor

Leave a Comment