Futboll Seria A Sport

“INTERSPAC”/ Aksionarët VIP te Interi, zbulohet shuma e majme e mbledhur deri më tani

Interspac është ideja më e re ku tifozët mund të bëhen pjesë e klubit duke kontribuar në një farë mënyrë në të ardhmen e klubit.

Së fundmi, pjesë e Interspac, janë bërë dhe tifozët e Inter Vip ku përfshihen ish-futbollistë apo personalitet të ndryshme nga bota e artit apo televizionit. Deri tani, sipas mediave italiane janë 54 aksionare që i janë bashkuar Interspac, ndërsa 38 prej tyre janë VIP.

Ndër emra më të njohur janë Bepe Bergomi, Marko Materaci dhe Xhovani Storti i cili është komedian i famshëm italian. Gjithsej deri tani janë mbledhur 54 mijë euro, pasi 1 mijë euro është shuma që duhet të paguajë secili për tu bërë pjesë e Interspac. Ende shumë larg shumë së madhe që Interi humbi vitin e kaluar, por vlen iniciativa…

Related posts

QESHARAKE/ I bëjnë një statujë në vendlindje, por a ka njeri ta dallojë se cili është?

Isa.Autor

NDIZET DUELI/ Wilder kundër të gjithëve: FURY do e VRAS, Joshua është një…

Isa.Autor

Fox: “Numri ‘7’ është i rezervuar për Griezmannin, ky është numri i Coutinhos”

Q.Autor

Leave a Comment