Futboll Sport

PAS HUMBJES MIQËSORE NDAJ JORDANISË/ Trajneri i Kosovës: I zhgënjyer për rastet e humbura, ndaj Greqisë…

Nuk ka filluar në mënyrën e duhur aventura e Primoz Glihës në krye në Kosovës. Dardanët kanë humbur miqësoren me Jordaninë me rezultatin 2-0. Në përfundim të sfidës trajneri dha një intervistë për ‘Supersport’.

“Sigurisht që jam i zhgënjyer, pasi krijuam shumë raste për gol. Ndryshimi taktik në pjesën e dytë? Gjëja më e rëndësishme në futboll është të krijosh raste. Kishim nevojë për një karakter të ndryshëm, ekipi kishte nevojë për tjetër energji”.

Si do e motivoj ekipin për ndeshjen e radhës?

“Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat. Ky është futbolli, ndoshta do kemi fat në ndeshjen e radhës. Nëse krijon raste, atëherë ke luajtur mirë. Unë duhet të flas me ekipin, do të gjejmë një zgjidhje në lidhje me rastet e humbura. Do luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet”.

“Shala luajti mirë, ka eksperiencë, por nuk ka luajtur prej një kohe të gjatë. Më duhet eksperienca e tij edhe në ndeshjen e radhës. E lashë të luante 90 minuta, pasi më duhet ky lojtar edhe në Greqi”.

Kosova do të luajë ndeshjen e ardhshme ndaj Greqisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Nuk di të ndalet, CR7 zhbllokon sfidën me një “PERLË (VIDEO)”

Delo.autor

PAS PHILIPPE COUTINHO/ Bayern “çmendet” në fund të merkatos, “rrëmben” yllin 20 vjeçar…

Delo.autor

Tyson Fury: Dua fituesin e duelit Bellew-Haye, ose të dy bashkë

Sadik.Autor

Leave a Comment