Futboll Sport

ITALI-SPANJË/ Mancini me surpriza, Enrique i beson sulmin Oyarzabal në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 20:45, mbrëmja do të dhurojë një supersfidë ndërmjet Italisë dhe Spanjës për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Mançini dhe Enrike do të përplasin brirët sërish pas 4 muajsh kur u përballën për herë të fundit në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian. Në finale shkuan “axurrët” vetëm falë penalltive pasi koha e rregullt rezervoi një barazim 1-1. Italisë nuk i hiqet mendja nga finalja e Europianit në vitin 2012 kur iberikët i shkatërronin me rezultatin 4-0 duke kërkuar me doemos hakmarrjen.

Italia vjen dhe si favorite për shkak të statusit kampion Europe, me Mançinin që do të kërkojë të arrijë finalen për të siguruar trofeun e dyte më axurrët në pak muaj. Sa i përket formacioneve, Mançini ka surprizuar duke ulur në stol Kielinin dhe duke zgjedhur dyshen Bastoni-Bonuçi, ndërsa Luis Enrike i ka besuar sulmin Ojarzabalit pasi Morata është i dëmtuar.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

Peruja feston një gol në Botëror, pas 36 vitesh (VIDEO)

Sadik.Autor

DUELI I FUNDIT PËR TITULLIN! Formacionet Sassuolo-Milan e Inter-Sampdoria

F.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Dynamo Kyiv-Barcelona. Rezultati 0-4

Delo.autor

Leave a Comment