Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ish-piloti Doornbos: Ai do të pendohet që ka firmosur me Ferrarin

Spanjolli Carlos Sainz e ka nisur mirë sezonin 2020 të Formula 1 me makinën McLaren (13 pikë pas dy garave të para). Vitin tjetër ai do të garojë me Ferrarin, por ndoshta spanjolli nuk ka bërë lëvizjen e duhur, duke parë problemet që ka makina italiane këtë sezon.

“Sainz, nga gara në garë, po afrohet drejt formës së tij më të mirë. Unë e kuptoj se çdo pilot në Formula 1 është i lumtur kur piloton një Ferrari, por ai mund të mos ndihet komod aty, duke parë gjendjen e makinës italiane”, tha Robert Doornbos, ish-piloti holandez i Minardi në F1.

“Kam frikë se Sainz do të pendohet për zgjedhjen që ka bërë, pasi McLaren po kthehet në majën e Formula 1, ndërsa Ferrari është shumë pas. Makina italiane ka shumë probleme që nuk po arrin t’i zgjidhë”, tha Robert Doornbos, që ka pilotuar në Formula 1 në vitet 2005-2006.

Related posts

Frikë nga spiunët, Anglia ngre një mur 6 metra në Rusi. Kërkesa e çuditshme nga “tre luanët”

Sadik.Autor

Lopetegui: Courtois? Do të flas vetëm për Navas, sepse është fenomenal

Sadik.Autor

“EKIPI DHA GJITHÇKA NË FUSHË NDAJ BJELLORUSISË”/ Mbrojtësi Gjimshiti: Këto dy ndeshjet i fituam dhe ia dolëm të…

Delo.autor

Leave a Comment