Futboll Kategoria Superiore Sport

“KEMI KALUAR NJË JAVË TË VËSHTIRË”/ Shehi tregon gjendjen te Tirana: E pamundur të luajnë me Teutën ata që…

Orges Shehi është i qartë. Edhe pse tre lojtarë janë kthyer nga COVID-i, zor se ata do të jenë në fushën e lojës. Pas sfidës me Shkumbinin, trajneri i Tiranës foli gjatë për takimin e Kupës dhe sfidën me Teutën.

Shehi pranoi se skuadra e tij nuk është gati për të dielën, sepse nuk ka lojtarë të gatshëm që të hedhë në fushën e lojës.

Më në fund mund të merrni frymë lirisht. Seferi, Ngo dhe Ismajlgeci janë parë në stadium?

Seferi, Ngo dhe Ismajlgeci nga testet e sotme (djeshme) kanë dalë negativë, por dihet që duhet kohë që të jenë gati. Kanë qenë këtu, nuk janë stërvitur me skuadrën. Avashavash, paralel me të tjerët, ata duhet të mbarojnë me mjekimin dhe të kthehen me grupin. Dihet shumë mirë që duhet një kohë më e gjatë se ajo që kemi për ndeshjen që ata të jenë gati, por do të shpresoja që të rikuperoheshin sa më shpejt. Gjendja e skuadrës është ajo. Hodhëm në fushë të gjithë lojtarët që kishim në stërvitje. Morëm lojtarë prej të rinjve dhe U-21-shit për të plotësuar kontingjentin.

Lojtarët e tjerë me COVID…?

Dihet që për COVID-in duhet të presësh njëfarë kohe për të bërë tamponin. Të tre negativët kanë tetë-nëntë ditë. Nga momenti në moment presim të tjerët. Edhe Hoxhallarin që del pozitiv shpresoj që ta kemi pranë shumë shpejt në stërvitje. Gjithsesi, çdo gjë ndikon në përgatitje.

Ndaj Teutës do t’i keni lojtarët që kanë lënë pas infektimin?

Kemi kaluar një javë shumë të vështirë. Kush ka qenë në stërvitje, e di shumë mirë që mezi plotësonim lojtarët për të bërë stërvitje. Shto këtu Najdovskin dhe Kukën që kishin virozë, por janë stërvitur. Kemi kaluar një javë shumë të vështirë. Po kompletohemi pak nga pak. Dua që të mbushet grupi me lojtarët që kemi dhe të përgatitemi për Teutën. Ama ndeshja është shumë shpejt dhe ata që e kanë kaluar COVID-in, sipas mjekëve, do të duhet shumë kohë që të jenë gati për stërvitje.

Një sfidë e vështirë ajo e së dielës?

Çdo javë ka vështirësitë e veta. Luajmë ndaj kundërshtarit tonë direkt, që ka shkallë vështirësie të lartë. Gjysmën e formacionit nuk e kam të gatshëm për arsyet që prekëm më lart, gjithsesi djemtë do të bëjnë më të mirën në fushë. Për të plotësuar organikën, duhet të huazojmë lojtarë nga ekipet zinxhirë.

Keni kërkuar shtyrjen e ndeshjes?

Klubi ka bërë një kërkesë të tillë. Ne do të përgatitemi që të luajmë ditën e diel. Se çfarë do të ndodhë, kjo mbetet për t’u parë.

Related posts

CR7 RIKTHEHET NË “OLD TRAFFORD”/ Ja kur do të paraqitet Ronaldo tek Manchester United…

Delo.autor

“I UROJ INTERIT MË TË MIRËN NË ÇDO KOMPETICION”/ Flet Icardi: Do të bëja çmos për të…

Delo.autor

“DASHURI ME SHIKIM TË PARË”/ Sulmuesi Dybala blen super “bishën” me vlerë 450 mijë dollarë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment