Futboll Sport

HUMBJA NDAJ POLONISË/ Topa të humbur dhe krosime pa adresë, diferenca nga krahët. Ja si e pësoi Kombëtarja…

Polonia arriti të merrte një trepikësh në Tiranë me një gol të shënuar nga Zviderski në minutën e 77-të. U luajt një ndeshje e luftuar maksimalisht, si poshtë, ashtu edhe në lojën në ajër. Shënohet vetëm një gol, shkaktohen plot 41 faulle dhe gjashtë lojtarë ndëshkohen me kartonë të verdhë.

Më poshtë do të paraqesim një analizë të pas ndeshjes, ku tregon se cila ka qenë pika më e fortë e polakëve, çfarë kanë bërë ata për të marrë këtë fitore dhe si nuk arriti Shqipëria të dilte në lojën e saj, të krijonte rrezikshmëri serioze dhe të merrte kontrollin e lojës.

NDESHJA

Polonia taktikisht rezultoi që ishte vendosur më mirë sesa ne në fushën e lojës. Ata zhvilluan një lojë të ashpër, plot faulle të shkaktuar, luftuan për topin e parë dhe në të shumtën e rasteve duelet fizike i fituan ata. Pjesa e parë ishte ndryshe nga ajo e dyta, Shqipëria ruajti një lloj balance, kjo erdhi si pasojë edhe e mbrojtjes që nisi që nga Uzuni dhe Manaj. Ndërsa në të dytën, energjitë shteruan, polakët morën kontrollin e lojës, që në të parën nuk e kishin dhe rrezikuan disa herë derisa gjetën dhe golin në të 77-ën.

POLONIA

Grafikët e mësipërm e tregojnë qartë se sa të rëndësishëm janë lojtarët që luajnë në krahët e skuadrës së Polonisë si në ndeshjen e parë edhe në atë të së martës. Ata aplikuan një skemë ku e bazuan të gjithë lojën te lojtarët anësorë. Në rastin e sistemit të përdorur kohët e fundit në ekipin kombëtar polak 3-5-2-bëhet fjalë për “lojtarë lavjerrës”. Soza, duke marrë përsipër ekipin kombëtar, aplikoi një sistem më hibrid, i cili ishte i dukshëm veçanërisht në mbrojtje, ku polakët u mbrojtën në dy linja nga katër dhe me dy sulmues.

Kur dy sistemet e bazuara në tre qendërmbrojtës mbivendosen, situata në zonat anësore është e qartë: për secilin pozicion lufta për topin bëhet me lojtarët anësorë, përkatësisht, Jovziak me Trashin dhe Pushac me Hysajn. Dy nga mundësitë më të mira për polakët në pjesën e dytë erdhën gjatë periudhës së dominimit të këtyre lojtarëve. Në minutën e 67-të, Jovziak dribloi në zonën e penalltisë Emir Lenjanin dhe iu afrua golit, ndërsa dhjetë minuta më vonë Pushac filloi aksionin për golin vendimtar kur  mori topin nga Hysaj pas presingut të lartë dhe më pas lëkundja e mbrojtjes shqiptare në krahun e djathtë solli atë krosim që solli edhe golin.

SHQIPËRIA

Është e çuditshme që Shqipëria u bazua te një lojë me topa të gjatë, ku të dy, si Uzuni e Manaj ndiheshin inferiorë ndaj mbrojtjes shtatlartë të polakëve. Në 18 duele ajrore, Manaj arriti të fitonte vetëm 7 dhe 3 prej tyre fitoi faull. Sulmuesi, përveç gjuajtjes së bllokuar në atë rast të artë që kishte Shqipëria, ku Manaj mund të tregohej altruist dhe të pasonte për Uzunin, nuk ka arritur të bëjë as edhe një gjuajtje tjetër, gjithashtu, qoftë edhe një driblim ndaj një lojtari polak.

Ndërsa nga krahët në zonën e Polonisë u hodhën 9 krosime ku në asnjë rast topi nuk gjeti një lojtar tonin. Ajo që u vu re dhe ndikoi negativisht nga ndeshja ishte teprimi me mbajtjen e topit kur në disa momente nuk ishte edhe e nevojshme, e bëri Bare dhe Hysaj. Po ashtu, në humbje ndikuan edhe e alternativat e pakta në stol dhe formacionit të dyzuar që hodhi Reja në fushë për shkak edhe të lojtarëve që mungonin.

Related posts

Kush triumfon? Cristiano Ronaldo vlen sa dy sulmuesit e Uruguajit

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Kriza ekonomike i detyron ekipet e mëdha të bëjnë aleanca. Ja shkëmbimet e bujshme që mund të ndodhin…

Delo.autor

Ditë e madhe për Gjetan KETËN, boksieri fiton një tifoz të rëndësishëm (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment