Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ E quajnë De Bruyne i Polonisë, Milani monitoron talentin 18-vjeçar…

Merkato, siç dihet, nuk njeh pushim dhe po ashtu Milani. Drejtuesit Paolo Maldini dhe Frederik Masara duke pritur të kuptojnë se si do të shkojë sezoni aktual, po planifikojnë operacione interesante për vitet në vazhdim.

“Thashethemet” e fundit të tregut të transferimeve tregojnë për një interesim kuqezi ndaj Kasper Kozlovski. I lindur në 2003, ai është një mesfushor polak në pronësi të Pogon Shezinit.

Pavarësisht moshës së tij shumë të re, 18-vjeçari tashmë është pjesë e kombëtares së vendit të tij (ai gjithashtu bëri debutimin e tij në Kampionatin Evropian me trajnerin Paulo Sousa në stol), teksa është titullar në ekipin për të cilin luan.

Kozlovski është formuar si mesfushor, por gjithashtu di të luajë si një mesfushor sulmues: në Milano ai mund të piqet, të kompletohet dhe ta përcaktojë veten si një lojtar i nivelit, madje edhe në një rol tjetër, në mes të fushës.

Atë e krahasojnë në fakt me Kevin De Brujne, yllin e Mançester Sitit.

Related posts

Klopp i “trembet” sfidës me Arsenal: Çdo rival synon të na vërë stërkëmbëshin

Delo.autor

Thuchel paralajmëron Buffonin: Konkurrencë e fortë në portë

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Bentacur, Alex Sandro ndëshkon Malmon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment