Futboll Kategoria Superiore Sport

KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Ngo tremb Tiranën, mendohet spostimi i ndeshjes ndaj Teutës

Zyrtarisht, shtatë vetë te Tirana janë me COVID: Majkëll Ngo, Taulant Seferi, Erjon Hoxhallari, Marsel Ismajlgeci dhe Aldi Gjumsi nga lojtarët si dhe Kosta Jani e Arzen Voci nga stafi.

Asnjë prej tyre nuk u paraqit në stërvitjen e djeshme, ndërsa të gjithë janë të izoluar në shtëpinë e tyre. Me temperaturë ka qenë Majkëll Ngo, i cili ka shqetësuar pak stafin, sepse plogështia është e madhe dhe anglezi është trup i madh dhe i duhen ditë të riaftësohet. Të tjerët pothuajse nuk kanë asnjë shenjë ose temperaturë të ulët.

MJEKU NË SHTËPI – Në kushtet e izolimit ai që po i kontrollon është fizioterapisti i Tiranës, Tedi Maqellari, që i ka ndihmuar të gjithë të sëmurët si me ilaçe, shërbime dhe ushqime. Pak a shumë ai shkon te të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit për t’i parë gjatë këtyre dy ditëve. Një rutinë që do të vazhdojë derisa të shërohet edhe lojtari i fundit. Për momentin, e rëndësishme është që të gjithë janë mirë dhe asnjë nuk ka ndonjë gjendje të rënduar, ndërkohë që trajneri Shehi shpreson që asimptomatikët të kthehen në negativë dhe të nisin stërvitjen me skuadrën.

STËRVITJA – Bardheblutë janë stërvitur dje në kushte shumë të vështira numrash. Orges Shehi nuk bënte dot 20 vetë, ndërsa në stërvitje ishin vetëm 17 lojtarë, nga të cilët tre prej të rinjve dhe dy portierë. I pamundur ishte edhe Kristian Toshevski. Për momentin, lojtari nuk ka COVID, pasi ka bërë dy herë testin dhe ka dalë negativ, por ai është me rrufë dhe ka qëndruar brenda në dhomat e zhveshjes. Stërvitje e reduktuar ishte ajo e djeshmja, ku dukej qartë se kishte shumë pak mundësi për të punuar në themel për taktikën.

SHTYRJA – Tirana shpreson që të ketë të dielën gati të gjithë ekipin, ndërsa lojtarët të kenë kaluar COVID-in dhe të jenë gati për të dielën e ardhshme. Në rastin më të keq, Tirana nëse do të shohë që ka lojtarë të pariaftësuar, mund të kërkojë shtyrjen e ndeshjes nga 17 në 18 tetor. Kjo do të sillte më shumë kohë për Tiranën që të përgatitet për sfidën me Teutën që është planifikuar të luhet ditën e diel në “Air Albania”.

Related posts

TREGOJNË REFLEKSET E TYRE/ De Gea dhe Romero çmendin internetin me pritjen e dyfishtë (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LEIPZIG PËR CHAMPIONS/ Guardiola: Momentet e vështira të përmirësojnë. Ja çfarë duhet të bëjmë

Delo.autor

“SHPËRTHEN” PËR KALENDARIN/ Ancelotti: Kjo që po ndodh është çmenduri

Delo.autor

Leave a Comment