Futboll Sport

KOSOVË-GJEORGJI/ Muriqi: Na pret një ndeshje e vështirë, por futemi në fushë për…

Pas humbjes me Suedinë, sulmuesi Vedat Muriqi ka pohuar se Kosovën e pret një ndeshje e vështirë me Gjeorgjinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Nuk kemi luajtur mirë ndaj Suedisë. Si ekip kemi kualitet për të bërë më shumë. Ndaj Gjeorgjisë duhet të fitojmë, edhe pse nuk e nënçmojmë kundërshtarin, ndonëse kemi fituar në transfertë. Na pret një ndeshje e vështirë, por kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe futemi në fushë për ta fituar takimin”, u shpreh fillimisht Muriqi para mediave, i cili më pas foli edhe për golat e paktë që po shënon Kosova.

“Është e vërtetë se e kemi mësuar tifozërinë duke shënuar shumë gola, por realisht kemi pasur skuadra më të dobëta se ne, si Malta apo San Marino. Tani kemi kundërshtarë më të vështirë dhe nuk është e lehtë të shënosh. Presim Gjeorgjinë dhe shpresojmë vetëm të marrim fitoren, pasi nuk ka rëndësi nëse fitojmë 1-0 apo 2-0, vetëm duhet të marrim tri pikët. Atmosfera gjithmonë ka qenë shumë e mirë në përfaqësuese. Jemi shtet i vogël dhe njihemi shumë me njëri-tjetrin, ku çdo grumbullim qëndrojnë bashkë lojtarët”, u shpreh sulmuesi.

Related posts

E bujshme, FIFA nuk të fal! Dënim përjetë presidenti të federatës

Sadik.Autor

PAS VEPRIMIT TË TURPSHËM/ Flet sulmuesi Grezda: Kërkoj falje që pështyva kundërshtarin…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Bora mbulon Bergamon, shtyhet fillimi i ndeshjes Atalanta-Villarreal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment