Futboll Seria A Sport

KUJTON 5 MAJIN E 2002/ Materazzi: Ai ishte viti im i parë me Interin dhe pastaj ishte histori

Sapo përmendet Lacio-Inter, në memorien e të gjithëve nuk mund të rrijë pa u ngjallur kujtimi i përballjes së 2002-shit, nga e cila edhe pse kanë kaluar thuajse 20 vite, për futbollistët zikaltër ngelet plagë e hapur.

Një prej tyre është edhe Marco Materazzi, atëherë në vitin e tij të parë me Interin, një sezon që u mbyll në mënyrën më të keqe, me humbjen e titullit në ndeshjen e fundit. Duke iu rikthyer kujtimeve në prag të ndeshjes me Lacion, mbrojtësi ka treguar ndjesitë kur kthen kokën pas:

“Nga rrënojat e asaj sfide jemi rinisur dhe ndërtuam një cikël shumë të rëndësishëm, që të gjithë e dimë si ka përfunduar (i referohet Tripletës së 2010-ës). Ai ishte viti im i parë me Interin dhe pastaj ishte histori”.

Zikaltrit aktualë – Në fushë për kryeqytetasit ka qenë edhe Simone Inzagi, atëherë 26-vjeçar, i cili arriti të shënonte edhe emrin në tabelën e golashënuesve pasi ndëshkoi Interin në minutën e 73-të në atë fitore 4-2 të lacialëve. Tashmë i zgjedhur për të vazhduar rrugën e Kontes, për teknikun, Materaci është shprehur: “Simone atëherë na dënoi, por tani po bën një punë të shkëlqyer, ashtu si ka bërë te Lacio. Mendoj se me largimin nga këta të fundit, doli nga zona e tij e rehatisë dhe do të rritet akoma si trajner bashkë me ekipin, ndaj ka vendosur edhe të rrezikojë”.

Një mendim italiani e pati edhe për Alesandro Bastonin, që shihet si trashëgimtari i tij jo vetëm për këmbën e majtë që i karakterizon. “Bastoni trashëgimtari im? Patjetër, por do të doja shumë që në të shkuarën unë të isha po aq i mirë sa ai. Është një lojtar i shkëlqyer dhe po e tregon edhe në fushë, ka një këmbë fantastike dhe një personalitet të admirueshëm”, përfundoi ish-mbrojtësi pa i kursyer komplimentet për Interin e tij.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Bologna. Rezultati 2-0

Delo.autor

“San Siro” pret 70.000 spektatorë për Championsin, bastet favorizojnë Totenhemin

Isa.Autor

NDRYSHON LËKURË/ Rikthim në identitet, ja fanellat e reja të Juventus për sezonin e ri… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment