Futboll Seria A Sport

“KUR NUK KE BILETË DHE…”/ Mbi 1 milion shikime në pak orë, ironia e Mourinhos bën namin në rrjetet sociale (VIDEO)

Zhose Murinjo  gjithmonë është shquar për batuta si brenda por edhe jashtë fushës së futbollit. Kartoni i kuq që mori në ndeshjen që Roma e tij luajti kundër Atalantës, nuk e kanë penguar portugezin të ironizojë vendimin e arbitrit.

Në profilin e tij, në Instagram, Murinjo ka hedhur një video në të cilën ai shfaqet teksa bërtet nga tribuna duke dhënë udhëzime në minutat e mbetur të ndeshjes me Napolin. Këtë postim ai e ka shoqëruar dhe më një fjali.

“Kur nuk ke biletë dhe dëshpërimisht do të shohësh një ndeshje të bukur futbolli”.

Postimi i 58 vjeçarit bëri namin në Instagram, ku për pak orë kapi mbi 1 milionë shikime. Kot nuk e ka nofkën ‘”The Special One”.

VIDEO

Related posts

E RËNDË/ Përleshje të ashpra mes francezëve dhe marokenëve, vritet një fëmijë 14-vjeçar

F.autor

REAL MADRID-BARCELONA/ Pritet një ndeshje spektakolare, të dy ekipet në “luftë për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LEGJENDA E CITYT/ Kapiteni Kompany ndihmon të pastrehëve në Mançester

Isa.Autor

Leave a Comment