Futboll Premier League Sport

“KUR ISHA FËMIJË NUK E MENDOJA QË…”/ Jorginho: “Topi i Artë”? E kam ëndërruar gjithmonë

Mesfushori i Çelsit, Xhorxhinjo shihet si një ndër favoritët për të fituar ‘Topin e Artë’ për këtë sezon. I intervistuar për ‘Sky Sport’, italiani dha mendimin e tij lidhur me çmimin prestigjioz për këtë vit.

“Kur isha fëmijë nuk e mendoja që do të shkoja kaq larg, por gjithmonë e kam ëndërruar ta fitoj. Favorit? Nuk di asgjë, madje pyes tifozët se kë mendojnë si favorit. Unë thjesht jam i lumtur që familja ime ndihet krenare për mua”, u shpreh 29-vjeçari.

Zhorzhinjo zhvilloi një sezon perfekt ku arriti të fitojë Ligën e Kampionëve me Çelsin, por triumfoi dhe në Europian me Italinë, ku ishte një ndër pikat kyçe të skuadrës drejt triumfit final.

Ai shihet si një ndër favoritët për të fituar Topin e Artë këtë vit, por do të ketë një garë të vështirë me argjentinasin Lionel Mesi dhe polakun Robert Levandovski.

Related posts

Harroni McGREGORIN dhe KHABIBIN! Boksieri i famshëm SHQIPTAR ngjitet në ring

Isa.Autor

TIFOZËT NË FESTË/ Nisja më e keqe e dekadës: SUPER klubi i Serisë A ëndërron CONTEN

Isa.Autor

Icardi, Higuain apo Dzeko, modelja seksi nuk di kë të zgjedhë!

Sadik.Autor

Leave a Comment