Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Suedi-Kosovë. Rezultati 3-0

Duke filluar nga ora 18:00, Kosova do të zbresi në fushë për tu përballur me Suedinë për sfidat kualifikuese të Botërorit ‘’Katar 2022’’.

Dardanët i pret një sfidë mjaft e vështirë dhe vijnë pas 4 pikëve në 3 ndeshje në shtator, një fitore me Gjeorgjinë, barazim me Greqinë dhe disfata 0-2 në ‘’Fadil Vokrri’’ me Spanjën. Suedia mban vendin e dytë në grup me 9 pikë dhe është ndër pretendetet kryesore për të kaluar grupin.

Megjithatë Kosova e provoi dhe ndaj iberikëve që mund të jetë mjaft e rrezikshme pavarësisht rezultatit dhe e sotmja pritet një sfidë mjaft e hapuar.

Trajneri Shaland ka zgjedhur të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1, ku në majën e sulmit do të jetë Vedat Muriqi ndërsa nga krahët Rashani me Bytyqin ndërsa Rashica do të luajë në rolin e sulmuesit të dytë apo fantazistit.

LIVE/ Suedi – Kosovë  3-0

Mbyllet ndeshja

MINUTA 79/ Suedia thellon shifrat me golin e shënuar nga Robin Quaison.

MINUTA 62/ Suedia dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Alexander Isak.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 29/ Suedia kalon në avantazh me golin e shënuar nga Emil Forsberg me penallti.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

BARCELONA-ALAVES/ Pas një asist nga Moriba, Trincao zhbllokon sfidën për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Duro: Duhej fitorja patjetër, nuk ishte…

Delo.autor

Superkupa e Europës/ Reali barazon rezultatin kundër Atleticos, shënon…

Isa.Autor

Leave a Comment