Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HUNGARI-SHQIPËRI/ Reja i beson treshes së sulmit Çekiçi-Cikalleshi-Uzuni në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Mbrojtje me pesë dhe dy shkatërrues në fushë që nga minuta e parë, por me shpresën te kundërsulmet e shpejta për ta befasuar Hungarinë.

Edhe pse Edi Reja deklaroi dje se ka dy dilema për formacionin, “Panorama Sport” zbuloi se në stërvitjen e fundit në stadiumin “Pushkash Arena”, trajneri e ka ndarë mendjen për Endri Çekiçin dhe Myrto Uzunin nga minuta e parë dhe kështu ndodhi.

Reja ka lënë në stol Nedim Bajramin dhe Rei Manajn, pavarësisht se me ata nisi të bënte prova me formacionin në stërvitjet e para të javës në Durrës. Me sa duket, italiani ka kuptuar se gjendja e mesfushorit të Empolit dhe sulmuesit të Specias nuk është më e mira.

Me kapitenin Berisha në portë, mbrojtja do të jetë me Hysajn në krahun e djathtë dhe Trashin në të majtë. Tri qendrat janë Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshti. Skema bëhet 5-3- 2 në momentin që kuqezinjtë mbrohen, ndërsa kur kanë topin, kthehet në 3-5-2. Strategjia është e qartë, Shqipëria do të presë hungarezët, që sipas asaj që ka parashikuar Reja për kundërshtarët, do të hapen në kërkim të golit dhe natyrisht do të lënë hapësira mbrapa. Në këto kushte, cilësitë e Çekiçit, Uzunit dhe bomberit Cikalleshi do të shfrytëzohen maksimalisht.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

MANOVRA E FUNDIT PËR…/ Akuza nga Spanja: Hileja e PSG-së kundër rregullave

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI EUROPIAN/ Arrestohet TRAJNERI i njohur, akuzohet për TRUKIM ndeshjesh

Isa.Autor

WATFORD NË RËNIE TË LIRË/ Aubameyang ndëshkon vendasit, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment