Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Laçi-Skënderbeu. Rezultati 2-0

Ka startuar në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Laçit, sfida Laçi-Skënderbeu, e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat kanë të njëjtin objektiv fitoren dhe ringritjen si në rezultate, por edhe në tabelën e renditjes.

Mirel Josa sot do të debutojë në pankinën e skuadrës kurbinase kundër ish-skuadrës së tij Skënderbeut që pati dhe një histori suksesi me ekipin korçar.

 

LIVE | LAÇI 2-0 SKËNDERBEU

Guindo (p) 40′, 65′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt akordon 4 minuta shtesë!

88′ Kurbinasit kryejnë sërish zëvendësime, largohen Mazrekaj dhe Ziko për Prenga dhe Bytyqi.

84′ Skënderbeu kryen zëvendësim, largohet Mensah për Nikaj

80′ Laçi kryen zëvendësim teksa largohet autori i dy golave Guindo për t’i bërë vend Harmon Van Dejv.

65′ GOOOOOOL LAÇI 2-0! Guindo dyfishon shifrat, teksa pas një pasi perfekt nga Ardit Deliu, sulmuesi i kurbinasve pas një driblimi godet dhe topi përfundon në fundin e rrjetës.

63′ Skënderbeu kryen dy zëvendësime teksa largohen Bismark dhe Moraes për Pusi dhe Vangjeli.

60′ Laçi provon disa herë tentativat në portë duke qenë rrezikshëm për skuadrën korçare.

54′ Zhan Viktor ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj kundërshtarit të tij.

51′ Karton i verdhë për Renato Malotën, pas kontaktit që kishte me Alfred Mensah në një aksion të rrezikshëm për korçarët.

46′ Nis pjesa e dytë! Skënderbeu shkelmon topin e parë të fraksionit të dytë të lojës.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt akordon 6 minuta shtesë!

40′ GOOOOOOL LAÇI 1-0! Zhbllokohet takimi, Guindo kalon kurbinasit përpara me penallti, ku dërgon topin saktë në rrjetë.

37′ Penallti për skuadrën e Laçit! Regi Lushkja futet në zonë, por Moraesh e ndalon me një faull brenda në zonë. Hamiti e kontrrollon në VAR dhe konfirmohet penalltia.

34′ Vrapi dëmtohet pas një kontakti me Deliun, stafi mjekësor i Skënderbeut hyn në fushë për ta ndihmuar dhe loja vijon normalisht sepse Vrapi vijon sërish lojën.

33′ Laçi provon të shtojë ritmin e lojës teksa del rrezikshëm në disa raste shënimi.

22′ Zylfiu nuk ia del teksa ka dëmtuar dorën në një dyluftim me Marën, zëvendësi  i detyruar për Laçin ku futet në fushë Ademi.

14′ Regi Lushkja godet portën, por portieri Dajsinani ka pritur mjaft mirë.

4′ Zhan Viktor dhe Deliu përplasen së bashku, por asgjë serioze të dy lojtarët ngrihen dhe vazhdojnë lojën.

1′ Starton sfida! Laçi shkelmon topin e parë të këtij takimi

Related posts

KUALIFIKIM PAS 2 VITESH/ Paneli televiziv fluturon në gëzim gjatë transmetimit “live” (VIDEO)

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Publikohen çmimet e biletave për derbin, Tirana – Partizani (FOTO)

F.autor

SHAKIRA DHE PIQUE DREJT NDARJES? Gazetari spanjoll rrëfen detajet që ndezën dyshimet

F.autor

Leave a Comment