Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Të dyja skuadrat pritet të dhurojnë spektakël në “Old Trafford” (FORMACIONET ZYRTARE)

Sot do ta shohim përsëri rivalitetin më i madh në futbollin anglez: Liverpooli do të përballet me Manchester Unitedin në derbin e dy klubeve më të suksesshme në vend.

Takimi i javës së nëntë mes Unitedit dhe të kuqve do të zhvillohet në orën 17:30 në Old Trafford. Liverpooli është klubi i vetëm i pamposhtur deri tani këtë sezon në Premierligë dhe do të kërkojë ta ruajë këtë ecuri edhe pas ballafaqimit me rivalin e përbetuar.

Skuadra e Jurgen Kloppit do të rikthehej në krye në vendin e dytë në tabele me një fitore eventuale, pasi ka 18 pikë, vetëm katër më pak se lideri Chelsea dhe dy më dy më pak se kampioni në fuqi Manchester City.

Unitedi, ndërkohë, nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit, dy prej të cilave i ka humbur, dhe do të synojë të kthehet në binarë për ta ndjekur kreun e tabelës. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer i ka 14 pikë pas tetë javëve të para. Derisa të kuqve iu mungojnë Thiago Alcantara dhe Elliot, te djajtë e kuq mungon vetëm Raphael Varane.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

PËSOI NJË SULM NË ZEMËR/ Ish-futbollisti i Liverpool shpëton për mrekulli, ja gjendja e sulmuesit Gonzales…

Delo.autor

DËMTIMI I RËNDË/ FILLON FAZA E RIAFTSIMIT: Mësohet kur kthehet në fushë SADIKU

Isa.Autor

Sampaoli sqaron situatën tek Argjentina: Nuk ka mosmarrëveshje, synojmë fitoren ndaj Nigerisë

Sadik.Autor

Leave a Comment