Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDALI/ Pamje të turpshme në Korçë, mbrojtësi Adili merr të kuq dhe kërkon sherr me Memellin (VIDEO)

Pjesa e dytë e ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë ka nisur me një ngjarje që do të komentohet gjatë e padyshim që do të bëhet objekt edhe i komisioneve disiplinore të FSHF-së. Mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, në pushimin e ndeshjes u konfrontua me Zguron e më pas me trajnerin e korçarëve, Migen Memelli.

Pas pushimit, gjyqtari Enea Jorgji u tregoi të tre protagonistëve kartonin e verdhë dhe për Adilin ishte i dyti, duke dalë me të kuq e lënë skuadrën e Vllaznisë me 10 futbollistë në vijimin e ndeshjes.

Por gjithçka nuk mbaroi këtu. Adili, pasi kërkoi shpjegime nga Jorgji, iu kthye përsëri Memellit dhe kërkoi përplasjen me të, duke e ftuar që të vazhdonin “dialogun” në dhomat e zhveshjeve me fyerje. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të stafeve evitoi një situatë edhe më të shëmtuar se kjo që u krijua në stadiumin “Skënderbeu”, që pritet të ketë pasoja sidomos për mbrojtësin e shkodranëve.

Related posts

A DO TË VAZHDOJË ME PORTUGALINË? Ronaldo jep këtë përgjigje pas triumfit në Ligën e Kombeve

Delo.autor

RINISJA E KAMPIONATIT TË SERIE A/ Mjeku tremb Inter: Lukaku nuk do të ketë të gjejë formën

Delo.autor

PRAPASKENAT/ Martino i thoshte Messit “Mos i telefono presidentit se më shkarkon, s’ke nevojë”

Delo.autor

Leave a Comment