Futboll Sport

MBI KORET RACISTE NË FUTBOLL/ Locatelli: Nuk duhet të lejohen më në stadiume. Duhen marrë vendime të…

Në prag të finales për vendin e tretë në Nations League kundër Belgjikës, Manuel Locatelli është kthyer të flasë për racizëm, pas asaj që ka ndodhur me Koulibaly të dielën e kaluar:

“Mendoj se racizmi në futboll është një temë aq delikate me të cilën duhet të përballemi menjëherë, duhet të bëjmë diçka menjëherë”, ka thënë mesfuhsori në konferencë për shtyp nga Coverciano.

“Flitet për racizëm prej shumë kohësh dhe nuk është bërë kurrë asgjë. Ne duhet të ekspozohemi si lojtarë, duhet të ekspozohen të gjitha institucionet, duhen dënuar gjestet raciste sepse është një çmenduri që të ketë akoma njerëz që të sjellin racizmin në futboll”, ka shtuar Locatelli.

“Nuk duhet të lejohen më në stadiume. Duhen marrë vendime të rëndësishme dhe drastike. Jemi lodhur të gjithë nga ky racizëm që është çmenduri”.

Related posts

VIDEO/ 3 shqiptarë në fushë, Milani fiton derbin dramatik ndaj Interit

Q.Autor

“TIFOZËT MË FALENDEROJNË, ITALIA ME MANCININ SHKON LARG”/ Conte: Moratti më telefonoi dhe…

Delo.autor

Zyrtare: Manchester City ia rinovon kontratën yllit të skuadrës

Q.Autor

Leave a Comment