Futboll Sport

“KJIO KOMBËTARE MUND TË ARRIJË SHUMË LART”/ Asllani: Jemi grup i mirë, Europiani është ëndrra jonë

Kristjan Asllani është bashkuar me Kombëtaren vetëm pak ditë pasi ka përfunduar finalen e Championsit. Mesfushori i Interit doli sot para mediave në prag të ndeshjes me Moldavinë, ku u ndal te takimi i Kombëtares por njëkohësisht edhe te aventura e tij në Serinë A me skuadrën e Interit.

“Kam dy ditë që kam ardhur dhe ka grup shumë të mirë. Po stërvitemi fort dhe po presim këtë ndeshje që të bëjmë mirë.

Emocionet e finales së Championsit? Një emocion i madh. Jam tifoz interist që i vogël dhe të shkosh në finale me ekipin e zemrës ishte një ëndërr. Është normale që Moldavia do të na presë te gjysmëfusha e tyre dhe ne duhet të mbajmë topin sa më shumë.

Championsi për Kombëtaren? Kam pasur pak minuta por kur shoh lojtarët që kam aty, është ëndërr vetë fakti që të jem pranë tyre. Tani kam ardhur në Kombëtare dhe dua që të bëjmë më të mirën.

Eksperienca me Interin dhe mentalitet fituesi? Është normale që isha në një ekip që donte të fitonte çdo ndeshje. Kam fituar dy kupa dhe këtu duam të fitojmë gjithçka e të realizojmë ëndrrën tonë për të shkuar në Europian.

Silvinjo? Ai është shumë i mirë dhe luan me modul që më pëlqen. Është trajner që flet me të gjithë dhe sa ka firmosur ka ardhur ka folur me mua. Kam raport shumë të mirë me të.

E ardhmja e Asllanit? Jam lojtar i Interit dhe është ëndërr për mua. Sigurisht që do të rri tek Interi.

Kjo kombëtare mund të arrijë shumë lart. Jemi lojtarë të fortë dhe duhet të kërkojmë grupin për të shkuar në Europian. Është ëndrra jonë.

Euro 2016 dhe kjo skuadër? E thashë që ky grup është shumë i mirë. Jemi disa lojtarë të rinj dhe disa të vjetër dhe shpresoj të arrijmë.

Tifozët? Është shumë bukur të luash në Tiranë dhe shpresoj që të ketë sa më shumë. Pyeta pak më parë sa tifozë ka dhe më thanë që janë 12 mijë. Jam shumë i lumtur për këtë gjë.

Skuadër kreative dhe sulmuese? Silvinjo ka ardhur këtu dhe po luajmë me 4 mbrapa. Kemi luajtur me 5 dhe me Poloninë luajtëm më mbrapa ndërsa me Moldavinë është ndryshe. Do të mbajmë topin gjithë ndeshjen”, tha Asllani.”

Related posts

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME PËR RIVALIN/ McGregor: Do ta vras Porier në oktagon

Delo.autor

Belotti në radarët e United, italiani shihet si alternativë e Ibrahimovic

Q.Autor

E ironizuan në rrjete sociale, Strakosha “kapet” me tifozët e Romës: Ju kujtoj 26 majin! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment