Futboll Seria A Sport

MBI LARGIMET E LOJËTARËVE ME KOSTO ZERO/ Presidenti i Torino-s: Klubet duhet të dëmshpërblehen…

Presidenti i Torino-s, Urbano Cairo, ka folur në Festivalin e Trentos në lidhje me largimet e lojtarëve me kosto zero.

“Kjo është situata sot. Ka lojtarë që lindin në ekipet e moshave dhe ndodh që më pas të largohen me kosto zero. Ndoshta sepse kërkojnë më shumë dhe ti nuk mund t’i plotësosh kërkesat”, ka thënë Cairo.

“Nuk mendoj se është e drejtë sepse klubi ka investuar shumë tek ai lojtar dhe besoj se ka të drejtën e një dëmshpërblimi. Situata është rënduar shumë gjatë pandemisë: lojtarët që janë afër skadnecës së kontratës, kërkojnë më shumë gjatë një faze shumë të vështirë për klubin”, ka shtuar numri një i Demave.

“Është një paradoks dhe këtu futet menaxheri që ta merr lojtarin pa asnjë fitim për klubin që është shumë i penalizuar nga persona që kanë një fuqi të madhe”.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Operacioni “Marcelo”, zbulohet sa do i kushtojë Juventusit braziliani

Delo.autor

SFIDA NDAJ BELGJIKËS/ Trajneri Pioli merr lajmin e keq, pëson tërheqje muskulore titullari…

Delo.autor

VIDEO/ Lazio-Chievo, shënohen dy gola të shpejtë. Strakosha pëson gol SPEKTAKOLAR

Q.Autor

Leave a Comment