Futboll Premier League Sport

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Hetohen 44 klube dhe qindra futbollistë

Dogana e Anglisë ka bërë të ditur se është duke hetuar 44 klube dhe 171 lojtarë të përfshirë në nivelet e ndryshme të futbollit në Angli, për shkak të dyshimeve se ata i janë shmangur pagimit të taksave.

Autoritetet për pagimin e taksave në Britani të Madhe i kanë rikthyer rreth 374 milionë euro nga taksat që nuk ishin paguar nga personat e përfshirë në industrinë e futbollit që nga sezoni 2015-2016.

Së fundi, Dogana e Anglisë e ka konfirmuar se është duke i hetuar 44 klube angleze, 171 futbollistë si dhe 31 agjentë për mos pagimin e taksave.

Ky numër ka pësuar rritje të madhe në krahasim me shtatorin e kaluar, kur nën hetim ishin 90 futbollistë, 38 klube dhe 13 agjentë.

“Ne jemi duke i analizuar me kujdes marrëveshjet individuale mes klubeve të futbollit dhe lojtarëve të tyre për t’u siguruar se ata janë duke e paguar shumën e duhur të taksave në Britani të Madhe”, ka thënë zëdhënësi për media i Doganës.

“Për momentin, jemi duke i hetuar rastet e 171 futbollistëve, 44 klubeve të futbollit dhe 31 agjentëve për disa probleme të ndryshme, përfshirë këtu edhe abuzimin e të drejtave të imazhit”.

Dogana e Anglisë dyshon se klubet dhe futbollistët kanë qenë duke i shfrytëzuar të drejtat e imazhit për të mos i paguar taksat.

Që nga viti 2000, futbollistët e kanë pasur mundësinë t’i trajtojnë paratë e fituara nga të drejtat e imazhit si të veçanta nga paratë e fituara në klubet e tyre.

Related posts

PARA NDESHJE NDAJ LUFTËTARIT/ Ja 4 mungesa që i japin trajnerit Mema dhimbje koke

Delo.autor

Tifozi i Middlesbrough ia vjedh shishen e ujit portierit të QPR-së, ia mbush me urinë dhe ia kthen prapa (VIDEO)

Q.Autor

U TËRHOQ PREJ PROBLEMEVE NË ZEMËR/ Reagon ish-sulmuesi Aguero: Unë jam… “IRON MAN”

Delo.autor

Leave a Comment