Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

MBI SFIDËN NDAJ APOLONISË PËR KUPËN E SHQIPËRISË/ Resuli: E konsideroj një kualifikim të merituar, sepse…

Në kampionat nuk po shkëlqejnë, megjithatë “fitoren” e parë për këtë sezon e morën. Flamurtari eliminon Apoloninë dhe e sheh veten në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Kjo është një arritje për kuqezinjtë, që nuk po kalojnë kohët më të mira në historinë e tyre. Dritan Resuli ka mbetur më shumë se i kënaqur nga ekipi dhe nuk i kursen elozhet për lojtarët. Gjatë një deklarate të dhënë pas ndeshjes enkas për “Panorama Sport”, trajneri i Flamurtarit u shpreh:

“I gëzohem patjetër kualifikimit, pasi luanim me Apoloninë dhe ishte një ndeshje e vështirë. Ne ishim përgatitur për këtë sfidë dhe tanimë e shohim veten në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. E konsideroj një kualifikim të merituar, sepse djemtë dhanë maksimumin e tyre dhe luftuan deri në fund”.

Related posts

AUSTRALIAN OPEN NIS ME KAOS/ Ndeshjet ndërpriten dhe probleme shëndetësore për tenistët (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet Allegri/ Ja pse refuzova klubin më të mirë në botë

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Probleme të mëdha tek Reali, sulmuesi preket nga COVID-19. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment