Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ ROMËS/ Allegri gati të surprizojë Mourinhon me “Neymarin e ri”, pritet dhe rikthimi i yllit…

Stërvitja e djeshme e Juventusit ka sjellë mjaft lajme të mira për Masimiliano Alegrin, ndonëse emergjenca në mesfushë mbetet njësoj.

Nëse Lokateli është i vetmi në dispozicion dhe në formë, do të provohet gjithçka që Artur Melo të kapë formën dhe të shpresohet që Rodrigo Bentankur të rikuperojë nga shqetësimi muskulor dhe të mos grumbullohet nga Uruguai as për ndeshjen e nesërme, kundër Brazilit.

Por ndërkohë, lajmet e mira vijnë nga sulmi, ku jo vetëm Paulo Dibala, por dje është stërvitur me regjim të plotë në mënyrë të papritur edhe Alvaro Morata. Sigurisht që për të dy nuk është se do të kërkohet shpejtimi i rikthimit, por spanjolli ka treguar shenja më të mira edhe sesa Dibala, duke dhënë shpresa se të paktën në stol, kundër Romës, mund të jetë në dispozicion.

Ndërkohë, ideja e Alegrit për të surprizuar Murinjon të dielën të mbrëmje është ajo për të hedhur përkrah Kiezës nga minuta e parë brazilianin 19-vjeçar, Kaio Zhorzh.

Related posts

RRITJA E MESFUSHORIT RABIOT/ Trajneri Deschamps tregon si e ndryshoi Juventus lojtarin

Delo.autor

INAGUROHET STATUJA E IKONËS SË FUTBOLLIT/ Në aeroportin e Buenos Aires ju mirëpret… Maradona

Delo.autor

Cili Ronaldo? Çfarë goli i çmendur nga Shaqiri në debutimin e tij…

Sadik.Autor

Leave a Comment