Futboll Seria A Sport

“MË SURPRIZUAT, SEPSE ME JU JAM TREGUAR…”/ Festoi 40-vjetorin, zbulohet fjalimi emocionues i Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka kaluar një fundjavë të bukur teksa ka festuar fillimisht ditëlindjen e tij të 40-të në Milanello me të gjithë familjen kuqezi, ndërsa të dielën ka vazhduar me miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë rrethuar gjatë karrierës, edhe pse sigurisht jo të gjithë të gjithë pasi do të duhej një lagje e tërë për t’i pritur…

Në festë emra të mëdhenj, ish-drejtues, futbollistë, por edhe ekipi i tij, ai kuqezi, që kthehej pas suksesit në Bergamo ndaj Atalanta-s…

Dhe ndër diskutimet që mbajti Zlatan, sipas Gazzetta dello Sport, ishte ai drejtuar botës Milan, lojtarëve, drejtuesve dhe trajnerit e stafit…

“Më keni surprizuar kështu, sinqerisht! Nuk e prisja të më bënit këtë gjë të bukur, pasi nuk jam sjellë mirë me të gjithë ju…”

Zlatan ka një karakter të vështirë dhe arrogancë të tepruar, ndaj shpeshherë nuk shihet me syrin e mirë, por mentaliteti i tij prej fituesi e bën të jetë ashtu…

Related posts

TAULANT XHAKA 1 VIT PA LUAJTUR/ Nga Kasami tek Zhegrova, 4 shqiptarët që do të sfidojnë Partizanin

Delo.autor

Emily Ratajkowski “çmend” fansat në rrjetet sociale

Sadik.Autor

Na lë pa fjalë Busquests! Ja cila kombëtare do ta fitojë Kupën e Botës!

Sadik.Autor

Leave a Comment