Futboll Sport

“MENDON PËR FUTOBLLIN GJITHË KOHËS”/ Danilo: Guardiola edhe gruan e tij e vë në shtrat sikur të ishte…

Danilo tani luan për Juventusin, një ekip ku mbërriti nga Manchester City. Në ekipin anglez ai përkoi me Pep Guardiolën dhe, siç kujton në një intervistë për “La Repubblica”, marrëdhënia midis të dyve nuk ishte krejtësisht fluide.

Pyetjes në lidhje me trajnerët e mëdhenj që ai kishte, si Zidane, Massimiliano Allegri dhe vetë Pep, braziliani u përgjigj: “Unë kam qenë me fat që kam punuar me ta, janë të ndryshëm, por të gjithë trajnerë fitues. Unë jam përpjekur të mësoj nga të gjithë. Duke punuar me Guardiolën kam ndryshuar mënyrën e shikimit të gjërave, por s’kam luajtur shumë për shkak të një dëmtimi.

Është e vërtetë se nuk mund të kesh kollaj një marrëdhënie të mirë me të (i referohet Pep). Guardiola kurrë nuk është i qetë, ai mendon për futbollin gjatë gjithë kohës. Unë mendoj se në shtëpi, gjatë natës, ai e vendos gruan e tij në divan sikur të ishte një lojtare në fushë”, – vazhdoi mbrojtësi.

Për trajnerin e tij aktual te “Zonja e Vjetër”, ai siguron: “Nga Allegri përpiqem të mësoj diçka që paraardhësit e tij nuk ma kishin mësuar akoma. Ai dëshiron diçka krejtësisht të ndryshme dhe jam i sigurt se do të bëhem më i fortë”.

Related posts

“BARCELONA E KËRKOI NË MERKATON E VERËS”/ Flet drejtori sportiv i Sasuolos: Ja pse Stefano Sensi kaloi tek “Zikaltërit”

Delo.autor

”Kërcënim” rus për Italinë, Mancini shkaku i tërbimit

Sadik.Autor

“Agolli” bëhet çështje, Salihi kunja Panuçit: Futbolli nuk është…

Sadik.Autor

Leave a Comment