Futboll Premier League Sport

MISTERI I DELE ALLIT/ Nga talent i madh tek përjashtimet. Karriera e tij në dyshim…

Pasi trajneri i Tottenhamit nuk e thirri për ndeshjen e Carabao Cup në Burnley, Anglia është duke u habitur për momentin negativ që po përjeton Dele Alli.

Mesfushori modern i njohur nga të gjithë si lojtari i ri më i mirë në dy sezonet e tij të para në Premier League dhe që u bashkua me Harry Kane dhe Christian Eriksen nën drejtimin e Mauricio Pochettino është një kujtim i largët.

25-vjeçari anglez duket se është bërë një hije e vetes. Mjafton të themi se ai nuk e ka parë fushë që nga 26 shtatori, kur u zëvendësua në intervalin në derbin me Arsenalin dhe ka grumbulluar më shumë stola në këtë fillim sezoni se në gjithë atë të shkuar.

Dele Alli ka parë bashkëlojtarët e tij në tre angazhimet e fundit të skuadrës në ligë dhe mospamja e emrit të tij në listën e skuadrës për një ndeshje kupe i habiti të gjithë.

Në prag të ndeshjes, Nuno Espirito Santo e kishte cilësuar si “finale” dhe mos llogaritja e një prej lojtarëve më të talentuar edhe gjatë ndeshjes ishte një zgjedhje shumë e fortë.

Është e vërtetë që lojtari nuk ka luajtur praktikisht një muaj, nëse përjashtojmë praninë në Ligën e Konferencës ndaj Vitesse, por ai nuk është i lënduar dhe mbi të gjitha angazhimet e shumta të ngushta të Spurs duhet të kishin favorizuar një rotacion mes titullarëve dhe linjave të dyta.

Futbollisti me origjinë nigeriane i ka njohur të dyja situatat. Me mbërritjen në Tottenham në vitin 2015, ai shpejt u bë një yll mjaftueshëm për të gdhendur një fanellë titullari edhe me kombëtaren angleze. Në fillim të sezonit ai dukej se kishte lënë pas problemet fizike që e kishin munduar në 2019/2020.

Në ndeshjen e dytë, goli i tij kishte dhënë fitoren në ndaj Ëolverhampton dhe trajneri ka besuar gjithmonë tek ai.

Por, goditja mbërrin më 26 shtator në një prej derbit më të njohur në Londër, atë kundër Arsenalit. Skuadra po humbet 3-0 dhe Alli zëvendësohet në pjesën e parë.

Nga ai moment vetëm pankinë dhe nga Nuno Espirito Santo fjalë shpesh burokratike: “Ne kemi nevojë për të gjithë, ka lojtarë që po punojnë shumë, me shpresën se do të kenë më shumë minuta në dispozicion në të ardhmen. Futbollistët kanë ulje dhe ngritje”.

Alli duket se nuk gjen stabilitet as në jetën private, aspekt që sipas shumëkujt – në Angli – po ndikon negativisht në karrierën e tij profesionale.

Pas ndarjes me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Ruby Mae, dhe takimit me vajzën e Pep Guardiolës, Maria, një thashethem i ri e ka përfshirë atë në orët e fundit.

Sipas tabloideve angleze, lojtari më në fund u takua me modelen dhe aktoren Nicole Berry, e cila prej disa kohësh është dashuruar në rrjetet sociale.

Nga agjentët kanë bërë të ditur se djali është beqar, por me siguri thashethemet për flirtet e reja nuk ndihmojnë për të qetësuar ambientin.

E ndërkohë, po bëhen më këmbëngulëse sirenat e merkatos, që e shohin largimin e tij nga Londra duke filluar nga merkato e janarit.

Related posts

PËRLESHJA E PËRGJAKSHME/ UFC-ja merr vendimin ZYRTAR për Khabibin dhe Mc Gregorin, do të…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Merret vendimi, ja kur fillon sezon i ri i Premier League

Delo.autor

MESFUSHORI SHQIPTAR UL GJAKRAT/ Ky veprim i Xhakës e afron me shiritin e kapitenit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment