Futboll Seria A Sport

“SI MUND TË LUHET ME GEJ”/ Skandali te Roma, klubi reagon menjëherë pas statusit të sulmuesit

Mbrëmjen e djeshme shpërtheu një skandal i vërtetë në Itali ku shkak u bë një status nga llogaria e futbollistit të Romës, Eldor Shomurodov.

26-vjeçari sulmoi në “Twitter”, futbollistin Xhosh Kavalli pasi ky i fundit pranoi se ishte homoseksual duke thyer një tabu në Australi. Sulmuesi i verdhekuqve reagoi ashpër në “Twitter” duke shkruar: “Jam futbollist dhe nuk jam dakord me këtë gjë.

Nuk është e rehatshme. Imagjinoni fëmijët tuaj duke luajtur futboll me homoseksualë. Pse njerëzit e pranojnë këtë si normale. Burrat për gratë dhe gratë për burrat”.

Statusi

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Romës duke bërë një deklarate ku pretendon se llogaria nuk është e lojtarit, por është e rreme.

 

 

“Klubi ka të nevojshme të sqarojë se deklarata e publikuar mbrëmë në emër të Eldor Shomurodov nuk është bërë nga lojtari pasi nuk ka një llogari në “Twitter. Kjo është postuar nga një llogari e rreme. Ai profil në asnjë mënyrë nuk reflekton ndjekësit real të lojtarit”, shkruhet në deklaratën e klubit verdhekuq. /Panorama Sport

Related posts

E PABESUESHME/ KOSOVA arrin një tjetër fitore, vendos rekord bashkë me Spanjën (FOTO)

Isa.Autor

U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITEDI/ Solskjaer paguhet më shumë se trajenri…

Delo.autor

PLAS TEK KOMBËTARJA ANGLEZE/ Sterling “sherr” me Joe Gomez, ja vendimi i trajnerit Southgate

Delo.autor

Leave a Comment