Futboll Seria A Sport

“DEMI” ËSHTË I LUMTUR NË SERIE A”/ Agjenti i Lautaro bën me zemër “zikaltërit”: Shpresoj ta çoj te Napoli një ditë

“Lautaro Martinez është i lumtur në Serie A, atij i pëlqen shumë futbolli italian. Ne kemi diskutuar për rinovimin me Interin prej disa kohësh dhe jam vërtet i sigurt se rruga që kemi ndjekur është e drejta”. Kështu u shpreh Alejandro Camano, agjent edhe i Hakimi, Villar dhe Borja Mayoral, në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss” mbi negocimin midis “Toro” dhe Interit për rinovimin e kontratës:

“Serie A është një kampionat i rëndësishëm dhe i ndryshëm në krahasim me atë të disa viteve më parë. Lautaro është shumë i lumtur që luan me lojtarë të cilësisë së lartë si Dzeko dhe Correa. Të tre janë sulmues të tmerrshëm për mbrojtjet kundërshtare. Kontakte me Napolin për Lautaro? Jo, por shpresoj se do të jem në gjendje, një ditë, të sjell një nga klientët e mi aty, me fanellën blu. Kam një lidhje të veçantë me Napolin.

Më pëlqen shumë Luciano Spalletti. Insigne është një lojtar i madh, ka cilësi unike, e shpik futbollin. Ju e dini që nga një moment në tjetrin Insigne mund të bëjë ndryshimin. Nuk e fsheh faktin që e shikoj Napolin me kënaqësi. Sot në Itali futbolli luhet me një mentalitet tjetër, më ofensiv. Shikoni ekipin kombëtar të Mancini; e luan topin në tokë, ndërton; është kënaqësi ta shikosh. Itali-Spanjë? Do të jetë një ndeshje e madhe. Spanja është shumë e fortë, ne e dimë, por Italia do të dëshirojë të provojë edhe një herë se mbetet më e mira pas fitores së Kampionatit Evropian”.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ JUVENTUS/ Romagnoli si “Terminatori”, kapiteni i Milanit vendos rekord!

Delo.autor

Beppe Marotta përgatit një mini revolucion tek Juventus

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Inter, drejt fundit historia 25-vjeçare me vlerë mbi 235 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment