Futboll La Liga Sport

“NËSE HAZARD KËRKON TË LARGOHET, ËSHTË I LIRË”/ Ancelotti: Nuk kam mbajtur kurrë një lojtar me zor

Carlo Ancelotti doli para mediave për të analizuar ndeshjen e nesërme kundër Elche. Nuk ka kohë për të qarë barazimin ndaj Osasuna, sepse sfida tjetër është te dera. Lidhur me konsumimin fizik dhe pak pushim në dispozicion, trajneri italian tha:

“Ne përgatitemi për ndeshjen duke e ditur se aspekti fizik nuk është faktori përcaktues, por me idenë që të vazhdojmë me këtë angazhim dhe të luajmë mirë. Duam t’i bëjmë gjërat mirë nga pikëpamja teknike dhe strategjike”.

Një ngacmim për situatën te rivali kryesor, Barcelona, që ka mbetur pa trajner. Ancelotti i bie shkurt: “I uroj Xavi më të mirën si trajner”. Jo pak provokuese mund të konsiderohet edhe pyetja nëse do ta lironte një lojtar, që nuk luan aq shumë, siç është rasti me Hazard.

“Asnjëherë në karrierën time si trajner nuk kam detyruar të qëndrojë një lojtar që dëshiron të largohet. Unë nuk ka dyshime për këtë. Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ai do të largohet. Nuk ka shumë pikëpyetje për këtë”, – u përgjigj Carletto.

Lidhur me nivelin e gjyqtarëve spanjollë, në krahasim me ligat e tjera, italiani shtoi: “Nuk po them as më mire, as më keq. Futbolli spanjoll tani është një futboll më global, krahasuar me fazën time të parë. Tani ka përmirësim në mbrojtje dhe skuadrat janë më të drejtpërdrejta. Në fazën time të parë kishte më shumë kontroll mbi lojën, tani ka më shumë futboll direkt. Nuk ka futboll më të mirë apo më të keq, ka futboll ku trajneri duhet të shijojë karakteristikat e lojtarëve të tij. Unë jam i bindur se sistemi më i mirë në futboll është ai në cilin lojtarët ndihen më rehat”.

Në fund, edhe diçka mbi teknologjinë; a po komplikohet futbolli me VAR-in: “Ka disa rregulla që janë të komplikuara për mua. “Offside” është e komplikuar dhe jo e drejtë. Mbetet e paqartë vendimmarrja mes një veprimi objektiv dhe subjektiv, e cila është një interpretim arbitrazhi”.

Related posts

U TRANSFERUA NË JANAR/ Talenti shqiptar stërvitet me Juventusin

Delo.autor

U dëmtua në ndeshjen e parë/ Lojtari i Interit mbyll para kohe Kupën e Amerikës

Delo.autor

PAS GERD MULLER/ Radhën e ka Pele; Messi “kërcënon” legjendën braziliane

Delo.autor

Leave a Comment