Futboll Premier League Sport

MOURINHO BUZË GREMINËS/ Një HUMBJE e dërgon trajnerin portugez në FERR

Pas fillimit të dobët të sezoni duke marrë vetëm tre pikë në tre ndeshjet e para në Premier League, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho tani është në rrezik të humbasë punën e tij nëse rezultatet nuk përmirësohen menjëherë. “Djajtë e Kuq” e nisën kampionatin me një fitore në shtëpi duke mposhtur Leicester City, më pas u thyen nga Brighton në transfertë dhe u rrahën bindshëm në “Old Trafford” nga rivalët kryesorë të Tottenham Hotspur. Që nga faza përgatitore, kur trajneri portugez shfaqi një ton pesimist dhe nervoz, si tifozët ashtu edhe bordi drejtues nuk kanë qenë të lumtur. Situata është përkeqësuar që atëherë dhe tani drejtuesit e klubit po mendojnë për të ardhmen e ish-trajnerit të Real Madridit. Në fakt, “Daily Mail”, po raporton se lojtarët dhe stafi teknik vetë besojnë se një humbje kundër Burnley do të sinjalizonte fundin e trajnerit portugez.

E njëjta gazetë gjithashtu sugjeron që nëse Mourinho do të humbas punën e tij, objektivi numër një për ta zëvendësuar atë do të ishte Zinedine Zidane. Ish-trajneri i Real Madridit është një nga më të suksesshmit në vitet e fundit, ndërsa u bë trajneri i parë që e ka fituar tre herë radhazi trofeun e Champions League. Vetë portugezi e di se ndodhet në një situatë të vështirë, por sërish nuk mendon të largohet. Pavarësisht humbjes që United pësoi nga Tottenham, vendasit sërish luajtën më mirën dhe rezultat nuk ishte i drejtë, gjë të cilën e konfirmoi Mourinho në konferencën për shtyp. E ardhmja e tij tani do të vendoset pas ndeshjes me Burnley. Çdo rezultat tjetër përveç fitores do të sillte shkarkimin e tij.

Related posts

FESTA “E ÇMENDUR” NË AVION/ Ekipi fiton kampionatin në 10 kilometra lartësi (VIDEO)

Delo.autor

ME LEUCEMI AKUTE/ Mihajloviç: Qava dy ditë, i mbyllur në dhomë dhe…

F.autor

Reagon Gentjan Mezani: Ja arsyeja përse u largova nga Laçi

Sadik.Autor

Leave a Comment